• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lajcek: BE-së duhet t’i bëhet diagnoza

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Bratislavës duhet të diskutojë rigjallërimin dhe jo mbijetesën e Bashkimit Evropian, thuhet në një editorial të ministrit të Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak.

”Këtë javë, gjithë vëmendja është drejtuar nga Bratislava. Liderët e 27 vendeve anëtare do të takohen në kryeqytetin sllovak për të diskutuar të ardhmen e projektit evropian. BE është goditur nga një numër krizash”, shkruan Lajçak.

”Pres dhe jam i bindur që samiti jozyrtar i Bratislavës do të fillojë procesin e identifikimit se çfarë shkoi keq në BE dhe se çfarë unioni duam të kemi dhe të ndërtojmë pas largimit të Britanisë së Madhe. Unë shpresoj se samiti do të fillojë një proces për rigjallërimin e Evropës, përndryshe ne duhet të luftojmë për mbijetesën e saj”, thekson kryeministri sllovak, transmeton atsh.

”Fokusi i këtij samiti duhet të përqëndrohet te gjërat që shqetësojnë më shumë evropianët. Siguria në të gjitha format e saj, siguria ekonomike, siguria në punë, siguria sociale, siguria e brendshme dhe terrorizmi si edhe siguria klimatike”, shton Lajçak.

”Jam i bindur se, nëse shohim dështimet e së kaluarës si një mundësi për t’i bërë gjërat më mirë, atëhere suksesi do të vijë. Me të vërtetë besoj se Bratislava do të fillojë një proces nëpërmjet të cilit një Bashkim Evropian i ri, entuziast, i qartë, i kuptueshëm dhe më i bashkuar do të marrë jetë”, përfundon editorialin e tij ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. (b.an)

Next Post
(FOTO) Noizy publikon fotot nga spitali i Prishtinës

Seks me Tunën! Ja deklarata që i kushtoi Noizyt bresheri plumbash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com