• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajçak dhe Escobar në Serbi: Vuçiç, i gatshëm për të zbutur tensionet në Kosovë

by A R
07/06/2023 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun. Miroslav Lajçak, vlerësoi gatishmërinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, siç tha, për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhje politike për tensionet në veri. Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, qëndrojnë të mërkurën në Beograd, për të diskutuar me autoritetet atje, mbi nevojën e zbutjes së tensioneve në veriun e Kosovës.

“Në Beograd, Escobar dhe unë zhvilluam diskutime të gjata me presidentin Vuçiç, lidhur me situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme, dhe kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën aktuale”, deklaroi Lajçak në një postim në Twitter.

Sakaq, presidenti Vuçiç tha më herët se u kishte thënë zyrtarëve të SHBA dhe BE se ka ardhur koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin detyrimet e tyre, duke formuar para së gjithash, Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, tha Vuçiç në një postim në rrjetet sociale.

/a.r

Next Post
Papa Françesku me urgjencë në spital për një ndërhyrje kirurgjikale

Papa Françesku me urgjencë në spital për një ndërhyrje kirurgjikale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com