Laguna e Patokut, Gjykata i heq koncesionin deputetit, i jep të drejtë familjes Cali
Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën e Shoqërisë Cali.sh.p.k, për cështjen e Lagunës së Patokut, që pas tenderit të bërë nga Ministria e Bujqësisë i kaloi në administrim vëllait të deputetit socialist Armand Prenga.
Me vendimin e marrë sot, Gjykata rrëzon vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, me argumentimin se kriteret e përcaktuara për zhvillimin e tenderit për administrimi e lagunës, i plotësonte me mirë forma e përfaqësuar nga shoqëria Cali.
Sipas Gjykates Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë parasysh dokumentet e Cali sh.p.k dhe nuk ka zbatuar korrekt ligjin gjatë tenderit.
Duke shpjeguar vendimin e saj, Gjykata thotë se familja Cali ka investuar 30 milion lekë në Luginën e Patokut, ka ty çka ttregon se tenderi duhet të ribëhet
Pikërisht, konflikti për shfrytëzimin e kësaj lagune duke se ka qenë pikënisja e një zënke masive dhe goditjeve me armë në qytetin e Laçit në fillim të këtij muaji mes familjes Cali dhe asaj Prenga, ku ishte i përfshirë edhe vetë Armando Prenga.
Në konflikt e sipër janë përdorur edhe armët, ku për pasojë mbetën të plagosur shtatë persona.
Policia arresti deputetin Armando Prenga, ndërkohë që 4 ditë pas ngjarjes, Gjykata e Lartë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të me akuzat e “armëmbajtjes pa leje”, “plagosjes të rëndë me dashje” dhe “kanosjes”.









