• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laguna e Karavastasë/ Pamje të mrekullueshme të pelikanit kaçurrel në banesën e tij

by Java News
16/01/2018 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë një kamera televizive hyn në ishullin e pelikanit në Karavasta. ABC News ju sjell pamjet e pelikanit kaçurrel në banesën e tij. Në Ballkan, kjo specie mund të riprodhohet vetëm në këtë lagunë, ndaj konsiderohet i rrallë dhe i rëndësishëm.

Është Laguna e Karavastasë, nga bukuritë e rralla të natyrës. Sot ka numrin më të lartë të shpendëve të egër dhe kolonitë e tyre. Përmes ngushticave, e kanaleve ranore pamja është spektakolare. Pelikani kaçurrel, simboli i lagunës është aty. Janari është periudha e vetme kur ky shpend ndërton foletë.

Ndërtimi i tyre për të tretin vit radhazi ndihmohet edhe nga  punonjësit e Agjensisë së zonave të mbrojtura. Kjo ndihmë i jepet pelikanit për shkak të rritjes së nivelit deri në një metër të ujit të detit, çka sjell përmbytjen e foleve. Nëse uji mbulon vezët, ato do të përmbyten e për pasojë do të ulet numri i çeljes së zogjve.

Pelikani kaçurrel në lagunën e Karavastasë ka ishullin e tij. Prej vitesh ka ngritur kolonitë. Për të ruajtur zonën është ndërtuar në mes të detit një vend roje, punonjësi i së cilës qendron aty vetëm për foletë e pelikanit. Në këtë ishull janë 5- 15 grupe folesh, dhe mbi 200 pelikanë në kullotë. Foletë janë ndërtuar kryesisht me dega pishe.

Është hera e parë që një televizion hyn në ishullin e Pelikanit, në shtëpinë e këtij shpendi gjigand. Në zonë hyrja është rreptësisht e ndaluar, sidomos deri në mbarim të ciklit riprodhues të pelikanit.

Pelikani kaçurrel nuk shtegton dhe është një specie e mbrojtur në Shqipëri. Laguna e Karavastasë është e vetmja zonë në Ballkan ku kjo specie riprodhohet. Vite më parë çerdhet e tij u shkatërruan dhe vezët e tyre u thyen nga banorët e zonës, çka vuri në rrezik zhdukjen e tyre. /ma.me

Tema
Next Post
Haradinaj përballet me protestën e parë si kryeministër

Atentati ndaj Ivanoviç, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In