• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Laert Haxhiu donte të eliminonte prokuroren e SPAK

by A M
01/10/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëfimi i Artan Tafanit përballë drejtësisë për krimet e kryera nga e ashtuquajtura banda e Laert Haxhiut në Lushnjë, nxori në dritë një plan për eliminimin fizik të prokurores së posaçme Doloreza Musabelliu. Ndaj kësaj të fundit janë shtuar masat mbrojtëse me kërkesë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

“Si drejtues i SPAK i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj. Drejtori i Përgjithshëm është angazhuar në marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e prokurores. Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit kam njoftuar edhe kryetarin e KLP”.

Sipas burimeve, Tafani ka treguar se ata i janë vënë në ndjekje Musabelliut për një kohë të gjatë, pasi ajo kishte në dorë dosjen e masakrës së Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha në 2017.

Musabelliu kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për dy njerëzit e afërt të  Laert Haxhiut, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, kërkesë që iu pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe mbeti në fuqi edhe në Apel. Për këtë ngjarje, në gjykim në mungesë është edhe Laert Haxhiu, si personi kryesor që e ka organizuar atë.

Ndërkohë, këtë të diel, para Gjykatës së Elbasanit për caktim të masës së sigurisë, dolën 10 të arrestuarit si pjesë e grupit të Laert Haxhisë, të akuzuar se në bashkëpunim me të, si dhe nën kërkesat e tij, janë autorë të 18 krimeve, mes tyre 6 vrasje në disa qytete në Shqipëri dhe Greqi.

Ata u lanë në burg pa afat sipas kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, teksa gjatë seancës me dyer të mbyllura avokatët kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, duke konsideruar hetimet si ekstraligjore dhe vlerësuan si të pamundur që thëniet e një personi të verifikohen në pak ditë.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit

1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç-“Arrest në burg”
2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç-“Arrest në burg”
3-Ligor Romacka, 31 vjeç-“Arrest në burg”
4-Erisiano Abedini, 32 vjeç-“Arrest në burg”
5-Bledar Berberi, 34 vjeç-“Arrest në burg”
6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç-“Arrest në burg”
7-Bujar Abedini, 49 vjeç-“Arrest në burg”
8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç-“Arrest në burg”
9-Klea Gjata, 27 vjeçe-“Arrest në burg”
10-Idriz Manej, 68 vjeç-“Arrest në burg”
11-Fatjon Veliu, 36 vjeç-“Arrest në burg”

Next Post
Një tjetër pushues humb jetën në Golem, shfaqi probleme sapo hyri në ujë

Plazhet të mbushura edhe në Tetor, pushues të shumtë shijojnë bregdetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com