Lady Gaga ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi gjatë gjithë jetës së saj dhe thotë se vuajtjet vazhdojnë edhe aktualisht. Në një intervistë me “Billboard”, mbretëresha e popit foli për motivet që e shtynë në hapjen e fondacinit “Born This Way” (Lindur kështu) dhe se sa shumë e identifikon veten me admiruesit e saj të rinj, të cilët vuajnë nga shëndeti mendor. “Kam vuajtur gjithë jetën nga depresioni e ankthi dhe ende vuaj, çdo ditë”, tha Lady Gagag. “Dua vetëm që këta fëmijë ta dinë se ajo çka ndiejnë si qenie njerëzore është normale. Ne jemi lindur në këtë mënyrë. Kjo ndjesi moderne, ku çdokush ndihet i cekët dhe i vetmuar, kjo nuk është humane”. Gaga shtoi se shumë të rinj nuk e dinë pse janë të stresuar. “Ata duan të ndihen humanë, por ndihen si robët. Nuk e kuptojnë se pse janë të stresuar. Ka arsye shkencore, për të cilat fondacioni bën kërkime, se pse njerëzit ndihen të trishtuar teksa shohin celularin gjithë ditën”.