• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LaCivita i ka besuar talljet e Ramës me “Bufin” për Berishën

by Mero Baze
03/05/2025 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Problemi që krijon tallja e LaCivitës me PD-në dhe Berishën në tërësi, që i kanë paguar 6 milionë dollarë, nuk është thjesht se ai nuk beson te fitorja e Berishës dhe bën humor me dëshirën e tyre për të pasur “një amerikan” në krye të fushatës. Problemi serioz qëndron te fakti se Berisha po tallet me demokratët duke ua paraqitur LaCivitën si magjistarin që do t’i shpëtonte nga humbja.

Që LaCivita ka të drejtë të tallet me çmimin e lartë që paguan Berisha është normale. Deri më sot, retorika antiamerikane e Berishës ka qenë e mbështetur te “sovranizmi”, injorimi i fuqisë së SHBA-së dhe mbyllja e dyerve për ndikimin e tyre në jetën politike në Shqipëri. Befas, ky njeri që do të duhej të sulmonte këdo që merr lobistë amerikanë në fushatë, jo vetëm që shkon e merr më të shtrenjtin, por edhe e paraqet këtë gjest si shpresën e vetme për të bërë “magji” në zgjedhje. Madje pretendonte se nga ky akt ishte tmerruar edhe kundërshtari.

Tani del që “magjistari” ka të vetmen aftësi magjike: të të marrë lekët dhe të tallet me ty.

Dhe kjo është e rëndë për demokratët, pasi atyre iu tha se shpresa e vetme për fitore ishte LaCivita. Ky i fundit sot e fik telefonin, sepse i ka humbur klienti në Australi, ndërsa është në kërkim të një klienti të ri, modest — jo kaq i shtrenjtë sa Berisha.

Është kjo arsyeja që Sali Berisha u ka borxh demokratëve një shpjegim: si do fitojnë tani pa “magjistarin”?

Tallja e LaCivitës me Berishën dhe PD-në është shumë më e rëndë se ajo e “Bufit” nga Edi Rama.

Në fakt, i vetmi që ka besuar se Berisha është një “Buf”, është vetë LaCivita, pasi e ka trajtuar si të tillë: i ka marrë lekët dhe e ka tallur publikisht.

Bashkë me Berishën, ai ka tallur edhe shqiptarët në përgjithësi si popull që beson se përfshirja e SHBA-së në fushatë i çon drejt fitores.

Berisha në fakt ka 4 vjet që lufton për të kundërtën: për të bindur shqiptarët se përfshirja e SHBA-së në politikën e brendshme të Shqipërisë nuk duhet respektuar. Dhe në fund shkon, dorëzohet kundër kësaj beteje të tij, madje paguan dhe 6 milionë dollarë për ta bërë këtë. Cka tregon se ajo nuk qe bindja e tij, por thjesht halli i tij.

Për këtë arsye ai u ka borxh demokratëve një ndjesë për LaCivitën dhe për faktin që tradhtoi veten dhe besimin e tij se mund t’ia dilte kundër SHBA-së duke bërë betejë me ta, jo duke i blerë. Tani ka tradhtuar edhe veten, edhe demokratët.

Se 6 milionë dollarët, nuk janë ndonjë humbje e madhe — ka plot.

Next Post
“La Repubblica”: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

“La Repubblica”: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

July 26, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

July 26, 2026
Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

July 26, 2026
Situata jashtë kontrollit nga zjarret, më shumë se 300 mijë persona largohen nga Franca dhe Spanja

Situata jashtë kontrollit nga zjarret, më shumë se 300 mijë persona largohen nga Franca dhe Spanja

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

July 26, 2026
Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

July 26, 2026
E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

July 26, 2026
Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

July 26, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

July 26, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

49.1% e banorëve te rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In