• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LaCivita erdhi që në vitin 1993, por në formë çokollate

by Frrok Çupi
15/04/2025 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Chris LaCivita tani, viti 2025, është ky version që shkon e vjen në Tiranë si ‘strateg dhe këshilltar amerikan për PD’. Tani ky vjen t’i japë në dorë fitoren Berishës në zgjedhjet e Majit. Si një dekoratë nga qielli.

Me mjekër, me sy thellë në zgavër, gjithnjë pa humor dhe dyshues, ende pa shpallur sa do të paguhet nga kryetari i PD dhe gjithnjë i thartuar se si do t’i marrë ato para.

Po ky ‘strateg’ i huaj, ka zbritur në Tiranë në fundin e vitit 1992, sapo Sali Berisha kishte marrë pushtetin.

Është i njëjti version, me pak ndryshime. ‘LaCivita’ i vitit 1992 ishte qytetar i huaj, por jo amerikan. Ai ishte francez dhe quhej ‘Nicolas Arsidi’. Edhe ai konsiderohej ‘strateg’ në marrëdhëniet publike dhe ndërkombëtare. Edhe ai, francezi Arsidi, njësoj si amerikani LaCivita, kishte lidhje me presidentin e Republikës. Nicolas Arsidi ishte këshilltar i Presidentit francez Zhiskar d’Esteng, ndërsa LaCivita- njeriu bombë i fushatës së Donald Trump.

Edhe një element tjetër po aq i përbashkët, por edhe me diferencë: Të dy këta ‘magjistarë’ u paguan fort nga paratë publike të popullit shqiptar, që të dy u paguan për një shërbim ndaj të njëjtit person, Sali Berisha. Por ndërsa pagesa për francezin Arsidi u bë publike (1,2 milionë dollarë), pagesa e LaCivita po mbahet e fshehtë.

Ndërsa SPAK sot nuk po heton as bën transparencë, në vitin 1993 prokurori Kokoshi, edhe pse i lidhur me Berishën, mbylli në burg drejtorin dhe zëvendës- drejtorin e të vetmes bankë në Shqipëri (Banka Tregtare Shqiptare). Sigurisht, këta dolën të pa fajshëm, por u kapën si kolateral që mund ta çonte rrjedhën në burgosjen edhe të presidentit Berisha.

Çështja e burgimeve qe një tragjedi më vete, që i mori edhe jetën Guvernatorit të Bankës Kombëtare Shqiptare.

Por cilat janë elementë të tjerë të përbashkët Arsidi- LaCivita?

Si njëri, edhe tjetri, ‘magjistarë të huaj’, do t’i zbardhnin fytyrën presidentit Berisha në këmbim të një pagese të lartë. Nicolas Arsidi mori nga Banka Tregtare Kombëtare një milionë e dyqind mijë dollarë. Ishte koha kur 1 dollarë peshonte shumë në varfërinë e popullit. Ato ditë u deklarua se Thesari i shtetit kishte gjendje vetëm 6 milionë dollarë. Ndërsa kryeministri i qeverisë së Stabilitetit vuri alarmin se ‘vendi ka vetëm gjashtë ditë bukë’.

Shuma 1. 2 milionë dollarë i jepej francezit Arsidi vetëm për një nder akorduar presidentit Berisha.

Cili është nderi? E dini?

Një dekoratë për Berishën. Kushtoi 1.2 milionë dollarë…, disa të burgosur të pa fajshëm dhe një Guvernator të vdekur. U burgosën bankierët Agron Saliu dhe Agim Tartari. Guvernatori Ilir Hoti, ithtar i Berishës, pas burgut u dërgua në të njëjtin spital në Itali ku vdiqën disa eksponentë të PD ‘ithtarë të Berishës’.

Dekorata u manifestua si fitore ‘për njeriun e lirisë’.

Në Hotel Dajti u mblodh gjithë kupola e shtetit: Kryetari i Parlamentit, Arbnori; kryeministri, Meksi dhe aleati kryesor i Berishës, Gjinushi. Dekorata u dorëzua nga Arsidi dhe kushtoi 1. 2 milionë dollarë.

Arsidi erdhi privatisht në Shqipëri, as u paraqit në ambasadën Franceze (siç edhe LaCivita nuk ka shkelur në ambasadën amerikane). Arsidi tha se vinte nga një ‘klub kortezie’ në Francë, nga ku kishte marrë edhe dekoratën ‘e fisnikërisë së lartë’ për Berishën.

Dekorata franceze  që mbajti në qafë Berisha ‘me lavdi’, pas pak ditësh doli se ishte medalje që francezët i quajnë (medaille de chocolat) ose që në gjuhën shqipe do të thotë ‘medalje limonade, pa vlerë’.

Për një dekoratë ‘çokolatë’ shqiptarët e varfër paguan një milionë e dyqind mijë dollarë. Për një çokolatë.

Arsidi nuk u shfaq më, ashtu siç do të ndodhë me LaCivita nesër. Siç nuk u shfaq më as Damir Fazliç, as Bin Laden, as Yasin Kadi, as grupimet Al-Haramain, Taibah International, dhe Revival Islamic Society…

Nga ky momenti i dështimit me ‘dekoratës çokolatë’, presidenti Berisha nisi reprezaljet me burgje dhe kulisa, me qëllim që të mbulonte turpin.

Por pastaj u arratis edhe ndjenja e turpit. Sali Berisha, me komplekse të thellë inferioriteti fyen popullin e tij me ‘shpëtimtarët’ që vijnë nga ‘ku ta dish’ dhe zbresin në tokë të zbrazët.

Do të shkojë edhe LaCivita, ca si shumë dollarë dhe asgjë.

 

 

 

Next Post
Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi i Ilir Metës dhe burgosja e tij u bë me urdhrin e një gruaje!

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi i Ilir Metës dhe burgosja e tij u bë me urdhrin e një gruaje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In