• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lacio i merr Milan-it barazimin në minutën e fundit

by Java News
25/11/2018 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milan nuk ka arritur të ruajë avantazhin teksa Lazio ka barazuar 1-1 në minutën e 94′ në Stadio Olimpico. Ishte një ndeshje me emocione në kryeqytetin italian dhe me pak fat Kuqezinjtë mund të kishin marrë një fitore tepër të rëndësishme, por goli i Correa në fund të takimit ka vendosur paqen mes dy skuadrave që luftojnë për një vend në Champions League.

Lazio ka ruajtur vendin e katërt dhe vazhdon të ketë një pikë më shumë se Milan në vend të pestë. Sfida nisi me një ritëm të lartë me aksione nga të dy krahët. Mundësinë e parë për të shënuar e kishin Kuqezinjtë me Hakan Calhanoglu i cili pasi i vjen topi brenda zonës lëshon një goditje të bukur drejt portës, por refleksi i Strakoshës ishte spektakolar teksa portieri shqiptar arrin të devijojë topin drejt shtyllës së djathtë duke i hequr një gol të sigurt turkut, shkruan “Telesport”.

Pas gjysmë ore lojë Immobile gjen golin, por arbitri anësor ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Lazio e mbyll pjesën e parë me një mundësi të mirë me Parolo-n që godet nga distanca një top që del jashtë fushë.

Pas pushimit sfida mbetet me emocione. Lazio e nis më mirë dhe rrezikon me Immobile-n, por Donnarumma tregon edhe njëherë cilësinë e tij.

Pas tij ishte Borini në krahun tjetër që provon nga distanca, por Strakosha bën një tjetër pritje fantastike. Në minutën e 71’ ishte Wallace i Lazio-s që tenton të zhbllokojë avantazhin për këtë herë ishte Donnarumma ai që bën mrekullinë duke i mohuar një gol të sigurt.

Lazio rrit presionin dhe sulmon me më tepër agresivitet në kërkim të golit të avantazhit.

Por Milan reziston dhe me një kundërsulm shënon golin e parë të takimit. Ishte Calabria që mori krahun e djathtë dhe dha një pasim të Kessie i cili godet menjëherë dhe ndihmohet nga devijimi i Wallace pasi ishte mbrojtësi i Lazio-s ai që preku topin i fundit përpara se të përfundonte në rrjetë.

Lazio hidhet në sulm për të shpëtuar të paktën barazimin dhe ia arrin qëllimit në minutën e 94′ me Correa i cili mposht Donnarumma-n me një gol fantastik nga distanca.

Next Post
Paketa fiskale/ Ja çfarë propozon PS-ja nga TVSH te renta minerare

Paketa fiskale/ Ja çfarë propozon PS-ja nga TVSH te renta minerare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com