• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Laçianët tentuan ta përdhunonin, në 2015 Bruka mori peng dy studente

by Java News
27/12/2016 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të rinj nga Laçi u shpallën në kërkim nga Policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kanë tentuar të përdhunojnë në makinë një vajzë 22- vjeçare nga Tirana. Të dyshuarit, shtetasit Armonel Bruka, 26 vjeç, dhe Henri Talo, 25 vjeç, janë denoncuar në Komisariatin nr.3 nga shtetasja me iniciale F.L., e cila pretendon se është marrë me forcë në makinë nga dy djemtë, të cilët kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me të, raporton “Panorama”.

Sipas deklarimeve që ka dhënë në Polici e dëmtuara, dy të rinjtë kanë qenë në të njëjtën tavolinë me të dhe disa vajza e djem të tjerë, në një lokal te Rruga e Kavajës. Pas mesnate, kur të rinjtë kanë dalë nga lokali ku po festonin Krishtlindjet, dy të dyshuarit i janë afruar vajzës, e cila po ikte për në shtëpi në këmbë dhe i kanë ofruar ndihmë që ta shoqëronin me makinë, meqenëse ishte ftohtë.

Fillimisht vajza ka refuzuar, por djemtë e kanë ndjekur me makinë teksa ajo ecte në këmbë dhe më pas F.L. ka pranuar që të hipë në makinë me ta. Por pasi kanë ecur disa metra, ata janë futur në një rrugicë të pandriçuar mirë dhe aty kanë tentuar ta përdhunojnë. Në atë moment 22-vjeçarja ka nisur të kërkojë ndihmë duke thirrur me zë të lartë dhe nga frika se mos i dëgjonte ndonjë kalimtar, ata e kanë zbritur në tokë dhe vetë janë larguar me makinë.

Vajza ka deklaruar se automjeti drejtohej nga Armonel Bruka, ndërsa pasagjer ishte Henri Talo, i cili ka nisur i pari që ta ngacmojë seksualisht, më pas është mbështetur edhe nga shoku, raporton “Panorama”.

HETIMET

Policia tha dje se ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës dhe po punon për kapjen e shtetasve Armonel Bruka e Henri Talo, nga Laçi, të cilët dyshohet se kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 22-vjeçare. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, asnjëri prej tyre nuk është gjetur nga ana e forcave të rendit. Njëri prej të dyshuarve, Henri Talo, nuk është një emër i panjohur për Policinë.

Ky person rezulton i dënuar me 3 vite burg në muajin janar të këtij viti, pasi bashkë me një të ri tjetër po nga Laçi, shtetasin Elis Pasha, morën peng për disa orë dy studente, me të cilat kishin pasur lidhje intime, e u bënin presion, pasi nuk pranonin ndarjen. Ngjarja për të cilën akuzohen Pasha dhe Talo ka ndodhur në prill të 2015-s, kur vajzat, shoqe me njëra-tjetrën, bënë denoncimin në Komisariatin nr.6 të Tiranës.

Të dyja vajzat janë paraqitur në prill 2015 në polici, duke denoncuar dy djemtë, Pasha dhe Talo. Ato kanë rrëfyer se prej disa kohësh njiheshin me dy djemtë nga Laçi, me të cilët kanë udhëtuar dhe shoqëruar disa herë. Por pasi ishin ndarë prej tyre, më datë 8 prill 2015, janë ndodhur përsëri në shoqërinë dy djemve në një lokal në Tiranë.

Autorët u kallëzuan në Polici nga dy studentet, K.L., 23 vjeçe, nga Peqini, dhe R.Sh., 21 vjeçe, nga Korça. Vajzat pretendonin se dy të rinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, jashtë dëshirës së tyre, mbrëmjen e 21 marsit, në një motel në rrugën që lidh Vorën me Aeroportin e Rinasit.

ma.me

Next Post
Mat, n/kryetari i bashkisë jep dorëheqjen: U hap rrugë të rinjve

Mat, n/kryetari i bashkisë jep dorëheqjen: U hap rrugë të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In