• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Laçi superkampion, Skënderbeu humb me penallti

by Java News
13/08/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Laçi është shpallur superkampione e Shqipërisë, duke mundur me penallti Skënderbeun. Skuadra e Armando Cungu surprizojë, duke mundur skuadrën kampione të Shqipërisë.

Bardhezinjtë mbizotëruan përgjatë një ore lojë, falë një dy golëshi të Xhejms, ndërsa më tej ishte Skënderbeu që u rikthye në lojë falë një dygolëshi të shkodranit Salihi. Loja e rregullt përfundoi 2-2, teksa shtesat nuk dhuruan asgjë. Pas 16 penalltive të goditura, kurbinasit “kthyen” me këmbë në tokë Skënderbeun Europian.

Ndeshja:

Laçi ka mbyllur në avantazh 45 minutat e para ndaj Skënderbeut. Bardhezinjtë kanë arritur të përfitojnë nga nja pakujdesi e mbrojtjes korçare dhe kanë fituar një 11-metërsh të shëndërruar në gol nga i përhershmi Xhejms. Gjithçka ndodhi në minutën 10-të, pasi deri në ato çaste loja ishte e qetë dhe skuadrat ishin duke studiuar njëra-tjetrën dhe përplasjet ishin kryesisht të fokusuara në mesfushë. Më tej, mesfushori kurbinas Doku, vendos të marrë iniciativën. Ai tenton të infiltrohet mes mbrojtësve të skuadrës së drejtuar nga Mirel Josa dhe në momentin që hynë në zonë pengohet nga mesfushori Dema.

Gjyqtari Koçi nuk ka asnjë dyshim dhe drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Xhejms merr përsipjen goditjen dhe me sigurinë e tij karakteristike mposht portierin Llapanji. Skënderbu veç golit të pësuar në pjesën e parë duhet të bëjë llogaritë edhe me fatinë. Sulmuesi vlonjat, Arbër Abilaliaj detyrohet të lërë fushën përpara kohe pasi pëson një tërheqje muskulare në këmbën që e mundon prej kaq shumë kohësh. Loja vijoi sërish me ritëm të ngadaltë. Skuadra kampione e Shqipërisë vuante së tepërmi presingun e skuadrës laçiane në mesfushë, aty ku Dema dhe Shabani nuk ishin në lartësinë e duhur.

Por, mesfushori tjetër Berisha, i ardhur nga Besa sezonin e shkuar mori në dorë skuadrën dhe me teknikën e tij tentojë të infiltrohej në zonën krubinase, aty ku Aramndo Cungu kishte ngritur një mur të vërtet difensiv. Gjithësesi skuadra e Mirel Josës me kalimin e minutave nisi të rrisë presionin e saj dhe Berisha fiton një goditje dënimi në të 37-ën, por Salihi (i futur në vend të Abilaliajt) godet gabim. Më tej, në minutën e 2-të shtesë të fraksionit të parë të lojës, sërish Berisha arrinë të thyej mesfushën Laçiane godet menjëherë, topi devijohet dhe për pak sa nuk përfundon në rrjetë.

Fraksioni i dytë i lojës nis nën gjurmët e të parit. Laçi dyfishon rezultatin. Autori është po ai, Xhejms, i cili shtang kampionët e Shqipërisë ende pa u numëruar pesë minuta nga pjesa e dytë. Nervozizmi tek korçarët nisi të ndihej dhe loja dukej sikur do të shkonte drejt fundit me suksesin bardhezi. Por, nuk ndodhi kështu. Salihi e Berisha morën në dorë situatën dhe sëbashku arritën të kthenin rezultatin. Në minutën e 65’ Berisha harkojë topin në zonë dhe sulmuesi shkodra me zgjuarsi u shfaq pas shpinës së mbrojtësave kurbinas dhe lehtësisht përcolli topin në rrjetë. Goli i barazimi erdhi në minutën e 74’, teksa u shërbye nga e djathta në zonë, nga ku fitoi dy luftimin me kokë dhe dërgojë topin sërish në rrjetë.

Pas kësaj loja u zbeh dhe të skuadrat rritën së tepërmi përqendrimin në mos pësimin e golit dhe kështu edhe pas katër minutave shtesë në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati, duke e çuar lojën në shtesë. Duhet thënë se përgjatë 90-të minutave lojë Berisha ishte lojtari më i mirë në fushë. Koha shtesë nuk dhurojë asgjë, madje skuadrat u përgjumën dhe minutat filluan të rëndonin në këmbët e tyre. Gola nuk pati më dhe 11-të metërshat ishte rruga e vetme që mbeti për të shpallur fituesit. Pas 16-të penalltive të goditura Laçi fitojë superkupën.

Next Post

Ja pse nuk duhet të shihni porno në shkollë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In