• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laçi mund Vllazninë dhe dërgon Tiranën në zonën e rënies nga kategoria

by A R
15/05/2017 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fitore e pastër 3-0 e Laçit ndaj Vllaznisë sot ka kthyer plotësisht në garën e mbijetesës kurbinasit, si dhe ka bërë lëmsh të gjitha llogaritë për qëndrimin në Superiore.
Suksesi i sotëm ka qenë më se i merituar përballë Vllaznisë që rrallëherë ka vënë në vështirësi portën e ekipit kurbinas.

Goli me penallti i Vucajt në fundin e pjesës së parë ishte rrjedhojë e një loje në sulm të vendasve, të cilët më pas kanë thelluar diferencën me Qaqin dhe Mensah në pjesën e dytë, përballë shkodranëve që nuk reagonin, plotësisht të dorëzuar.

Tripleta e Pero Pejiç i dhuron fitoren me përmbysje Kukësit

Kukësi ka fituar me përmbysje në sfidën e sotme ndaj Korabit. Një sfidë e lehte në letër për verilindorët, por nuk rezultoi e tillë në fushën e lojës. Ishte Emirush Kaloshi që në minutën e 7-të i shtang të gjithë duke realizuar një super gol për Korabin.

Për ta bërë të pavlefshëm golin e Kaloshit ka menduar sulmuesi kroat Pero Pejic i cili me një tripletë ka përmbysur avantazhin e dibranëve, duke i  dhuruar një fitore mjaft të rëndësishme ekipit të Gjokës.

Shënon Bangal në minutën e 95-të, barazim mes polemikash në Gjirokastër

Teuta ka marrë një pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën në ekstremin e ndeshjes ndaj Luftëtarit, në një duel që është mbyllur me tension pas barazimit 1-1.

Dueli nuk kishte dhuruar një lojë mbi mesataren dhe rastet për të shënuar nga të krahët ishin të pakta. Por sfida është ndezur në fund, fillimisht me penalltinë e realizuar nga Ramadani në minutën e 85-të takimit. Kur dukej se Luftëtari do të merrte tri pikët që do t’i garantonin vendin e katërt, me shpresën të Europa, ka ardhur barazimi i Bangal në minutën e pestë shtesë.

Ky gol ka tensionuar situatën me vendasit që fillimisht kanë protestuar pranë gjyqtarit, ndërsa më pas ka pasur edhe përplasje mes futbollistëve të të dy ekipeve në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjeve./PanoramaSport

Renditje

kuksi

Next Post
Tentoi të rrëmbente 4-vjeçaren, arrestohet shqiptari në Itali

U kapën me 8.2 kg kokainë në makinë, pranga shqiptarit dhe të dashurës gjeorgjiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com