• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laçi dhe Kukësi finalistet e kupës, jashtë Skëndërbeu dhe Flamurtari

by Java News
20/04/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kukësi dhe Laçi do të jenë dy finalistët e Kupës së Shqipërisë. Për të dytin vit radhazi verilindorët do të përballen me kurbinasit në kuadër të këtij trofeu, ku vitin e kaluar e fituan bardhezinjtë që drejtoheshin nga Aramdno Cungu.

Kukësi ka siguruar finalen pasi mposhti me rezultatin e përgjithshëm 4-0 Flamurtarin e Vlorës. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro triumfoi në të dy takimet direkte me kuqezinjtë duke fituar 2-0 në secilin.

Në sfidën e zhvilluar sot në “Zeqir Ymeri” Kukësi ka zhvilluar një lojë të mirë duke dominuar dhe arritur të realizojë dy herë në portën kundërshtare.
Pjesa e parë është mbyllur në shifrat e bardha 0-0, ndërkohë në të dytën vendasit janë rikthyer më në formë, duke marrë avantazhin me anë të Eminit i cili nuk gaboi nga pika e bardhë ndërsa mesfushori brazilian Erik Flores dyfishoi rezultatin. Dy gola të shpejtë kanë mjaftuar që kuksjanët të prekin përsëri finalen e Kupës.

Skënderbeu fiton përballjen ndaj Laçit në shtëpi por nuk ja del të prekë finalen. Janë përsëri kurbinasit që sigurojnë finalen e Kupës së Shqipërisë falë golit të realizuar në fushën kundërshtare.

Korçarët arrijnë të fitojnë sfidën në stadiumin e tyre me rezultatin 2-1, por nuk kanë mjaftuar golat e Prognit dhe Plakut për një biletë në finale. Laçjanët i besojnë malazezit Çetkoviç i cili shënon golin e triumfit për skuadrën dhe në fund janë miqtë që festojnë.

Dhe pas shumë përpjekjeve nga vendasit për të gjetur rrjetën e tretë, skuadra e udhëhequr nga Ramadan Ndreu është treguar e kujdesshme në mbrojtje për të ruajtur rezultatin e favorshëm dhe ja del. Panorama Sport

Next Post

4 shenjat e duarve dhe çfarë nënkuptojnë ato (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In