Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Laç. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gajush, kur një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Mësohet se viktima po ecte në anë të rrugës kur është aksidentuar. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.