• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laç/ Helmohen nga uji i çezmës, rreth 20 pacientë në ditë paraqiten me shqetësime në spital

by Java News
15/11/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mjekët në urgjencën e Kurbinit ngrenë alarmin, pasi prej së premtes së kaluar janë shtuar pacientët që paraqiten në spital me simptoma të helmimit. Dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji i pijshëm, nisur edhe nga deklarimet e pacientëve. Shtimi i rasteve dhe simptomat e rënduara që ata shfaqnin, bënë që spitali të jepte alarmin tek instancat përkatëse.

Nga mbledhja e të dhënave rezultoi se pacientët banonin në të njëjtën lagje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat.

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Kurbinit, Agron Lala, thotë se nga dita e premte janë paraqitur rreth 20 pacientë në ditë me simptoma të njëjta helmimi. Sipas tij dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji nisur nga deklarimet e pacientëve.

“Të premten u vu re se të sëmurët nuk po paraqiteshin në urgjencë në një situatë të zakonshme, dhe për këtë ne njoftuam drejtorinë e Shëndetit Publik. Në këtë stinë ka zakonisht shtim të rasteve me të vjella, por në rastet e ditëve të fundit kishin edhe probleme të tjera. U vu re se të gjitha rastet vinin nga e njëjta zonë. Pacientët vijnë marrin kujdesin parësor këtu në urgjencë dhe pastaj shkojnë në shtëpi. Besoj se aty pati një bashkim të ujërave të zeza me ato të bardha”, u shpreh Agron Lala, Shefi i Urgjencës në Kurbin.

Drejtori i Shëndetit Publik, Gazmir Dervishi, tha se menjëherë pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionët, dhe i kanë dërguar për analiza në Tiranë. Ai thotë se nga analizat paraprake të kryera në Laç, ka rezultuar se uji i depozitave që përdoreshin nga banorët e pallatit, por edhe të disa banesave përreth, është i ndotur.

“Ditën e premte kemi patur disa shtrime në spitalin e Laçit. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur deri më tani, pasi ende nuk kemi marrë rezultatet e analizave. Por sipas analizës paraprake të kryer këtu në laboratorin tonë ka rezultuar se uji ka qenë i ndotur në një pallat dhe në atë lagje. Por problemi është i lokalizuar. Nuk di të them saktësisht nëse problemi është i depozitave të ujit. Mundet edhe të ketë problem tubash të ujësjellësit. Ne do ta shohim më tej problematikën. Ashtu siç veprojmë gjithmonë në të tilla raste, ne e lokalizojmë problemin, e pastrojmë, e klorifikojmë. I kemi bërë kërkesë edhe bashkisë, kemi kërkuar bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Shëndetit Publik në Tiranë. Për mendimin tim nuk është problem i ujësjellësit pasi ne analizat e ujit i bëjmë çdo ditë. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë”, tha Gazmir Dervishi, Drejtori i DSHP në Kurbin.

Banorët e pallatit ku ka ndodhur ndotja shprehen se ka 15 ditë që uji në çezmat e tyre vjen i ndotur. Ata tregojnë se uji ka një erë të rëndë dhe se nuk mund ta përdorin për asgjë. Për të siguruar ujë të pijshëm apo për nevoja të tjera, ata janë të detyruar që të mbushin në burime disa kilometër larg banesave së tyre.

Një banore e zonës thotë se prej dy javësh kanë probleme me ujin e pijshëm.

“Uji vinte erë të keqe. Ne u sëmurëm të gjithë si familje. Probleme kanë patur edhe fqinjët tanë. Kemi shkuar të gjithë në spital”, thotë ajo.

“Prej 15 ditësh uji vjen i pistë dhe i përzier me ujërat e zeza. 6 pjesëtarë të familjes i kam patur me serume në spital. Lutemi të gjendet zgjidhje. Kemi marrë mbi 40 firma në lagje për t’u ankuar edhe më lart, pasi te Ujësjellësi jemi ankuar”, thotë një tjetër banor.

Burime zyrtare nga Ujësjellësi i Kurbinit bëjnë me dije se shkak i helmimit të banorëve nuk është ujësjellësi, por depozitat e vetë banorëve të këtij pallati të cilat janë jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Uji me orar detyron banorët të përdorin depozita në kushte të papërshtatshme, çka sjell edhe situata të tilla.

ma.me

Next Post
Ish presidenti Nishani ‘privatizoi’ kishën në Elbasan, qeveria detyrohet ta dëmshpërblejë me 70 mln lekë

Ish presidenti Nishani 'privatizoi' kishën në Elbasan, qeveria detyrohet ta dëmshpërblejë me 70 mln lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In