• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laboratori italian konfirmon: Mbetjet e pesticideve në fruta-perime negative

by A R
02/07/2016 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbetjet e pesticideve analizohen pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (IISUV)  për të gjitha produktet me origjinë bimore (fruta, perime, drithra, çajra, vaj ulliri etj).
Në një njoftim për shtyp, ministria e Bujqësisë bën të ditur se, metodikat e përdorura nga laboratori janë ato të standardizuara nga BE dhe që përdoren në të gjithë laboratorët e referencës të BE (European EN 15662-2009 Method QuEChERS Methodology).

Prej nëntorit të vitit 2013 pranë ISUV,  janë kryer vazhdimisht analizat e mbetjeve të pesticideve sipas një ‘’Plani Kombëtar’’ të miratuar nga Ministria e Bujqësisë. Deri tani, rezultatet për praninë e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime, kanë qenë negative, brenda normave (niveli maksimal i lejuar/ MRL).

Plani i monitorimit të produkteve me origjinë bimore përfshin 31 matrica të ndryshme me origjinë bimore, 4080 kampione të shpërndarë në 12 qarqe të Shqipërisë (340 kampione për çdo qark). Kampionët merren në treg dhe pika grumbullimi për produkte të prodhuara në vend dhe të importuara.

Janë analizuar produkte të ndryshme si luleshtrydhe, domate, kastraveca, dhe asnjë nga këto produkte nuk ka rezultuar me mbetje të pesticideve me vlerë, më të lartë se “niveli maksimal i lejuar”.

Rezultatet e laboratorit të ISUV janë konfirmuar periodikisht edhe nga Laboratorët e Referencës Europiane (Istituto Zooprofilattico Sperimentale dell’Abruzzo e del Molise (IZSAM), Teramo, Itali, i cili është qendër reference për analizimin e mbetjeve të pesticideve në produktet me origjinë bimore) dhe rezultatet kanë qenë të njëjta.

Edhe rezultatet e fundit të kampioneve të domateve, luleshtrydheve dhe kastravecave, të dërguara në Teramo në fillim të qershorit, rezultuan pa asnjë mbetje të pesticideve. U analizuan 360 analite të mbetjeve dhe rezultatet ishin të njëjta me analizat periodike të ISUV dhe tregojnë në mënyrë të qëndrueshme  se, prodhimet vendase të frutave dhe perimeve, nuk kanë mbetje të pesticideve./a.m.

Next Post

Grabitet dyqani i FSHF, dëmi 9 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com