Laboratori i drogës në Berdicë së Shkodrës/ Lirohen 5 punonjësit e OSHEE, prokurori Spahiu: Arrestimi ishte i paligjshëm

Janë liruar 5 punonjësit e OSHEE në Shkodër, të cilët u arrestuan këtë të shtunë si të dyshuar për shpërdorim detyre. Në orët e para të mëngjesit, policia arrestoi 8 persona, pas zbulimit të një laboratori droge në Berdicë.

Mes të arrestuarve ishin dhe 5 punonjësit e OSHEE, të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës. Ndërkohë disa orë pas arrestimit, prokurori Gëzim Spahiu, ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve.

Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com