• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laboratori i ADN-së/ Zv.ministri i Brendshëm paralajmëron zbardhjen e shumë ngjarjeve

by Java News
19/09/2023 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ishte i ftuar pasditen e kësaj të marte në studion e Klan News. Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai foli për disa çështje, nga operacioni Tempulli e deri te ngjarjet kriminale.

E teksa u pyet për ngjarjet të cilat nuk janë zbardhur ende, Lamallari solli në vëmendje inaugurimin së fundmi të laboratorit të ADN-së, i cili sipas tij do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjeve, si atyre aktuale, ashtu sikurse edhe ngjarjeve të vjetra.

Besard Jacaj: Në vendin tonë gjatë viteve, apo dhe muajve të fundit janë regjistruar disa vrasje, janë cilësuar të rënda, por që mbyllen pa autor. Skema është pothuajse e njëjta, një person që kryen atentatin, largohet, makina e djegur dhe më pas policia thotë po punojmë, por ngjarjet mbeten të pazbardhura…

Besfort Lamallari: Kemi ndërkohë edhe shumë ngjarje të vjetra që janë zbardhur.

Besard Jacaj: Po flasim për këto të pazbardhurat…

Besfort Lamallari: Theksoj dhe është e rëndësishme kjo… edhe në takimin që ju përmendët më herët, vizitën e ministrit britanik këtu dhe ne pamë edhe deklaratën e tij, ku ishte shumë pozitiv dhe vlerësues ndaj përpjekjeve të Shqipërisë dhe bashkëpunimit serioz dhe shumë të kënaqshëm edhe me autoritetet britanike. Jo më kot u bë edhe ai organizim, ku ne inauguruam qendrën më të re, laboratorin e referencës së ADN-së, e cila ka ndihmuar dhe do të ndihmojë edhe në zbardhjen e ngjarjeve si aktuale, në mënyrë dhe në kohë shumë të shpejtë, por edhe ngjarjet e vjetra. Janë shumë kampionë ADN-je që janë të koleksionuara, janë të ruajtura në kushte shumë të mira në ambientet e Policisë Shkencore, është çështje kohe ripërpunimi i tyre. Do kemi shumë ngjarje të zbardhura, si dhe një reagim më të shpejtë të zbardhjes së ngjarjes, si në drejtim të ngjarjeve që ndodhin në moment, po ashtu edhe të ngjarjeve të vjetra./f.s

Next Post
Begaj takohet me Borrell: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-SHBA, e vetmja rrugë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Begaj takohet me Borrell: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-SHBA, e vetmja rrugë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In