• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“La Republica” artikull për mbylljen e TikTok: Mbi 90% e prindërve ishin pro!

by S T
21/12/2024 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare do të mbyllë plataformën TikTok për një vit, shkruan La Republica”.

Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla. Muajin e kaluar një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një debati që filloi në rrjetet sociale.

Qeveria shqiptare do të bllokojë aksesin në TikTok në të gjithë territorin, të paktën për një vit, duke filluar nga javët e para të 2025.

Lëvizja e shpallur sot nga kryeministri Edi Rama kundër platformës së rrjeteve sociale, e cila, sipas kryeministrit, “po merr peng fëmijët tanë”, është pjesë e një sërë masash që synojnë forcimin e sigurisë së fëmijëve në shkolla.

Një temë që u rikthye në qendër të vëmendjes pasi muajin e kaluar në Tiranë një 14-vjeçar u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pak hapa larg institutit, pas një debati të nisur në rrjetet sociale.

Tragjedia që tronditi opinionin publik e detyroi qeverinë të nisë një raund konsultimesh mbarëkombëtare me komunitetin e mësuesve dhe prindërve dhe doli se “mbi 90 për qind kërkonin mbylljen e TikTok”.

Rama e krahasoi platformën me “djallëkun e lagjes, shoqërinë e të cilit prindërit e kanë frikë për fëmijët e tyre, por që arrin të jetë gjithmonë personazhi më tërheqës i fëmijërisë”.

Next Post
471 vende të lira pune në administratë, ja institucionet ku mund të punoni

Pas pensionistëve, bonus fundviti edhe për administratën! Zbardhen detajet si do të ndahet fondi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com