• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘La Repubblica’: Fshatra në kufi me Kosovën, valvisin flamurin e zi të ISIS

by Java News
07/01/2017 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alarmi për terrorizëm në Itali vjen nga përtej Adriatikut, kështu raporton prestigjozja italiane ‘La Repubblica’ duke pasur parasysh sulmet dhe frikën e sulmeve terroriste që ka pushtuar Europën, nisur edhe nga ngjarjet e fundit.

“Alarmi vjen nga Shqipëria. Shërbimet tona të Inteligjencës sikurse edhe ato të vendeve perëndimore kanë dhënë alarmin e radikalizimeve në disa prej fshatrave, kryesisht në kufi me Kosovën, ku prej kohësh valëvitet flamuri i zi i shtetit islamik ISIS. Dhe rastet e radikalizimit po shtohen duke u shndërruar në një fuçi baruti. Dhe në këtë rast Italia është një vend i rrezikuar dhe në veçanti Puglia.

Kjo për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe kryesisht për shkak të pranisë së personave të radikalizuar dhe grupet ndërkombëtare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” shkruan prestigjiozja duke cituar burime të inteligjencës italiane.

Shqipëria
Që nga lindja e shtetit islamik një numër i madhi luftëtarëve të huaj është nisur nga Ballkani dhe kryesisht nga Shqipëria. Numërohen mijëra luftëtarë. Në 12 muajt e fundit praktikisht numri është reduktuar.  ISIS ka humbur territore në Siri cka e ka detyruar shtetin islamik të bllokojë shumë prej udhëtimeve. Ndërsa shërbimet e inteligjencës europiane sinjalizojnë se radikalizimi nga ana tjetër është thelluar pikërisht në këto muaj. Një alarm të tillë autoritetet shqiptare në një farë mënyre po kërkojnë ta përballojnë.

Deri më tani janë dënuar 9 persona për radikalizim, dhe po përpiqet të kërkohet në xhami ndërsa 89 të tilla duket se janë jashtë kontrollit. Shërbimet shqiptare kanë sinjalizuar disa imam duke i konsideruar si të rrezikshëm, dy prej të cilëve janë në burg.

Më i rrezikshmi mes tyre përmendet Almir Daci i cili ka radikalizuar shumë persona të tjerë. Dhe pikërisht djemtë nga Leshnica, Zagorçan dhe Rëmenji duket se po shkaktojnë frikë dhe drithërimë në Europë.

Puglia
Puglia është qyteti i cili sipas italianes, është më i rrezikuari për shkak të pranisë së personave të dyshuar.

Një djalë i quajtur Ervis Alinj është transferuar në Puglia që kur ka qenë i vogël më pas kthehet në Shqipëri ku u radikalizua dhe më pas humbi jetën ndërsa luftonte në Siri. Këta element vijnë nga pjesa juglindore e Shqipërisë duke përmendur këtu përfshirjen edhe në grupet e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafikun e armëve.

Një fakt i tillë e bën edhe më të rrezikshme situatën, çka lidh krimin e organizuar dhe organizatat terroriste. Në fakt prej kohësh autoritetet e Barit po punojnë lidhur me celulën shqiptare. Një kapitull është hapur pikërisht pas tragjedisë në Nice ku kujtojmë se një çifti shqiptar është arrestuar se ka furnizuar me armë autorin e sulmit Bouhlel.

ma.me
Next Post
Negociatat/ Ndeshja Shqipëri-Izrael drejt shtyrjes prej terrorizmit?

FIFA: Një Botëror me 48 ekipe ka kosto, duhen 640 milionë dollarë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In