• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

La në izolim bosin e mafias, Gjykata e Strazburgut dënon Italinë

by A R
25/10/2018 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Strazburgut ka dënuar shtetin italian se i ka mohuar të drejtat themelore të njeriut ish-bosit të mafias Bernardo Provencano. Gjyqtarët kanë deklaruar se me caktimin në regjim izolimi, bosit plak i dënuar me 20 burgime të përjetshme i ishin mohuar trajtimi dhe mjekimi dinjitoz.

Gjykata europiane për të drejtat e njeriut ka dënuar shtetin italian për shkak se i ka mohuar të drejtat themelore ish-bosit famëkeq të mafias siçiliane, Bernardo Provencano. Në vendimin e tyre, gjyqtarët kanë argumentuar se vendosja e ish-kreut të Koza Nostrës në regjim të rreptë izolimi ka bërë që atij t’i mohohet e drejta për trajtim dhe mjekim dinjitoz. Zgjatja e regjimit të izolimit për Provencano u vendos më 23 mars të vitit 2016 dhe vazhdoi deri më 13 korrik të të njëjtit vit, kur bosi plak ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Pak muaj para vdekjes, Provencano ishte ankuar për rëndim të gjendjes shëndetësore për shkak të izolimit dhe për mjekim të papërshtatshëm. Ishin familjarët e tij që pas refuzimit të shtetit italian për ta nxjerrë nga izolimi e çuan çështjen në Gjykatën e Strazburgut.

“Luftuam për afirmimin e një parimi, se aplikimi i regjimit të ashpër të burgimit për kë nuk përbën më rrezik shoqëror kthehet në persekutim”, ka komentuar avokatja e ish-bosit, Rozalba de Gregorio. I pakënaqur nga vendimi ka mbetur zëvendës kryeministri Mateo Salvini. “Gjykata e Strazburgut dënoi Italinë sepse mban në burg një person të dënuar me 20 burgime të përjetshme për dhjetëra vrasje. Ky është një tjetër tregues i dështimit të Europës. Për Italinë vendosin italianët dhe jo të tjerët”, ka thënë Salvini. Lindur në Korleone, Bernardo Provencano dhe miku i tij i fëmijërisë Toto Riina ngjitën shkallët e mafias deri në majën e kupolës me një fushatë të paprecedentë dhune, që në pak vite mori mbi 1 mijë jetë njerëzish, përfshirë ato të prokurorëve Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Ai u arrestua më 11 prill të vitit 2006, pas më shumë se 40 vite arrati, në moshën 73-vjeçare.

/b.d

Next Post
Si sot, më 25 tetor, lindi Shtraus

Si sot, më 25 tetor, lindi Shtraus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

March 9, 2026
Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

March 9, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In