• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

by El Be
13/03/2026 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GJKKO, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë kanë arsyetuar mjaftueshëm për faktet që kanë shërbyer si bazë për caktimin dhe lënien në fuqi të masës “arrest në burg” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve për abuzime me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që mbante detyrën e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin e Paraaderimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian.

Në këtë konkluzion ka arritur Gjykata Kushtetuese, e cila më 28 janar rrëzoi kërkesën e Beqajt për shfuqizimin e masës “arrest në burg”, të cilën e vuan prej 4 korrikut 2024 në paraburgimin e Durrësit.

Sipas Kushtetueses, “gjykatat e zakonshme nuk e kanë justifikuar vazhdimin e paraburgimit të kërkuesit vetëm mbi ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprat penale, por kanë dhënë edhe arsye të tjera të veçanta, të tilla si rreziku i marrjes dhe manipulimit të provave, rreziku i largimit, rreziku i arratisjes së kërkuesit, si dhe, megjithëse i vogël, rreziku që kërkuesi të kryente vepra të tjera penale, arsye këto të përshtatshme dhe të mjaftueshme në aspektin kushtetues dhe konventor për justifikimin e vazhdimit të paraburgimit të një individi”.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Beqaj këmbëngul se paraburgimi i tij është i tepërt pasi më herët, ka treguar korrektësi ndaj Drejtësisë, duke zbatuar me përpikmëri masën e “detyrimit të paraqitjes”, të caktuar ndaj tij në një tjetër hetim, atë të Dosjes së “Sterilizimit”, të cilën ai as nuk e kishte ankimuar. Por Gjykata Kushtetuese mendon se korrektësia e ish-ministrit në atë rast “jo domosdoshmërisht tregon për mungesën e rrezikut të arratisjes në rastin konkret, për më tepër që një fakt i tillë, pra ekzistenca e procedimeve të tjera penale, mund të jetë tregues më së paku jo pozitiv në drejtim të personalitetit të tij’.

“Gjykata vlerëson se urdhërimi i gjykatave të zakonshme për vazhdimin e paraburgimit të kërkuesit duket se është i justifikuar mbi tregues specifikë të një kërkese të vërtetë të interesit publik, e cila, pavarësisht nga prezumimi i pafajësisë së tij, tejkalon rregullin e respektimit të lirisë personale të përcaktuar në nenin 27 të Kushtetutës dhe nenin 5 të KEDNJ-së”,- deklaron Kushtetuesja.

Në ankimimin e tij, Beqaj pretendon se Gjykata e Posaçme e Apelit, kur ka shqyrtuar ankimimin e masës së arrestit në burg të caktuar GJKKO e Shkallës së Parë ndaj ish-ministrit, gabimisht sipas tij, i ka shtuar një tjetër vepër penale të pakualifikuar nga vetë SPAK, atë të “Falsifikimit të dokumenteve” gjatë kohës që mbante detyrën e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin e Paraaderimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian.

Edhe këtë pretendim të Beqajt, Kushtetuesja e rrëzon duke arsyetuar se “GJKKO-ja e Apelit nuk e ka rënduar pozitën e kërkuesit, por ka vlerësuar në mënyrë autonome rëndësinë e fakteve konform natyrës së veprave penale për të cilat ai dyshohet . Arsyetimi i gjykatës në drejtim të nevojave të sigurimit personal nuk përbën rëndim të pozitës të të pandehurit, pasi është organi i akuzës ai që vlerëson gjatë hetimit paraprak se për cilat vepra penale do të ngrejë përfundimisht akuzë”.

Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej më shumë se një viti pasi u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është në akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale.

Next Post
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In