La Liga/ Reali fiton 3-0 me Espanjolin dhe shpallet kampion i Spanjës, Ancelotti: Jam krenar, dua të vazhdoj të fitoj tituj

Real Madrid fitoi sot titullin kampion në La Liga. Nuk mund të mos jetë i lumtur trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, i cili e pati të vështirë t’i fshehë emocionet në intervistën pas sfidës me Espanyol. Ancelotti tha se ndihet krenar dhe do të donte të vazhdonte të fitonte trofe me këtë skuadër.

“Për mua emocioni është i madh. Sezoni ishte spektakolar. Shumë e rregullt dhe i qëndrueshëm. Më duhet të falënderoj lojtarët për punën dhe qëndrimin e tyre. Sot duhet të festojmë, jo të flasim. Unë dua të festoj. E gjithë kjo më mbush me krenari. Më pëlqen ajo që bëj dhe mund të them se jam krenar për të. Dua të vazhdoj të fitoj tituj me Real Madridin” – tha ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com