• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

La Liga/Çështja “Griezmann” po kthehet në sagë, bllokohet transferimi

by Java News
24/07/2019 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telenovelës i erdhi fundi vetëm pak kohë më parë, Antoine Griezmann u bë zyrtarisht lojtar i Barcelonës. E sigurt? E çuditshme çfarë po ndodh me francezin, që i është bashkuar skuadrës “blaugrana” në stërvitje e madje ka luajtur edhe në miqësoren e parë verore, pikërisht në humbjen 2-1 me Chelsea-n.

 

Nga Spanja raportojnë se fjalën e fundit për transferimin e tij nga Atletico te Barcelona do ta thotë La Liga. Pra, nëse sulmuesi do të mund të luajë në ndeshjet zyrtare të Barcelonës, apo do të pranohet ankesa e Atleticos, që vazhdon të kërkojë me ngulm që klubi katalan duhet të paguajë jo 120 por 200 milionë euro për kartonin e tij.

 

Javier Tebas, numri 1 i kampionatit spanjoll, ka konfirmuar se ende nuk është thënë fjala e fundit. La Liga ka mundësi ta bllokojë transferimin, asaj i duhet të vendosë se cilën anë do të mbajë.

 

“Atletico ja paraqitur një protestë me shkrim, duke vënë në dyshim mundësinë për t’i dhënë Barcelonës kartonin e futbollistit. La Liga ka mundësi ta bllokojë blerjen e Griezmann nga Barcelona. Është një mekanizëm që është vënë në lëvizje dhe do të jenë organet përgjegjëse që do ta zgjidhin situatën,” – tha Tebas.

 

Presidenti i La Ligas shpjegoi më pas se procesi mund të zgjasë:

 

“Nuk e di nëse është thyer rregulli nga Barcelona, por po merret në konsideratë që Atletico të ketë mundësi të mbrojë të drejtat e saj. Klubi madrilen këmbëngul se ka prova. Është një situatë e komplikuar juridike, që sigurisht nuk do të marrë fund në ditët e ardhshme, përkundrazi, do të duhet kohë.”

 

Por çfarë do të ndodhë ndërkohë? Do t’i jepet leje e përkohshme sulmuesit për të luajtur me Barcelonën? Apo francezi nuk do të mund të zbresë në fushë në ndeshjet zyrtare në Spanjë derisa të ketë një vendim përfundimtar? Këtyre pyetjeve Tebas nuk u jep përgjigje, por sigurisht që çështja do të marrë kohë që të zgjidhet përfundimisht, pergatiti Tema.

Next Post
Britani /Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

Britani /Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In