• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

La Gazzetta dello Sport: Etrit Berisha, vrasësi i të mëdhenjve

by Java News
26/10/2016 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes fytyrave të kopertinave të Atalantës “fluturake” është edhe një e papritur, ajo e Etrit Berishës, asaj blerjeje të minutave të fundit, e cila jo nga të gjithë u kuptua. Fitorja kundër Interit ishte edhe e tija. Në një ndeshje që, për më shumë sesa një pjesë loje u pa si një spektator pa biletë, ai nuk ngurroi që të bënte disa pritje magjike, kur u thirr në apel.

Berisha, shqiptari i heshtur, pritej që, ashtu sikurse te Lacio të vazhdonte të qëndronte në hijen që i rezervohet numrit dy të portës, sepse Sportielo në vitet e fundit i kishte të gjitha “letrat” në rregull për të vazhduar për shumë vite i pashqetësuar në kuadratin që nuk mendohej se do t’ia merrte kush. Ai ishte i ri, i fortë, i vazhdueshëm dhe shumë i lakmuar nga klubet e mëdha italiane dhe të Europës.

Por ndoshta, sirenat e merkatos bënë që ai të dilte nga shinat dhe Berisha, që nuk ndryshoi kurrë stilin e tij të të bërit sport ishte gati, në kohën dhe në vendin e duhur. Pa pretenduar kurrë asgjë, i vuri menjëherë cilësitë e tij në shërbim të skuadrës. Debutoi në Kaljari, në një ndeshje të përfunduar keq për Atalantën, por pikërisht në atë takim, i vetmi që meritoi notë pozitive ishte Etriti. Është edhe meritë e tij nëse Atalanta ka futur në “xhep” patentën e vrasësit të skuadrave të mëdha…

Nëse kërkoni të dini më shumë, pyesni në selinë e Interit dhe të Napolit, sepse duke ndalur këto dy superskuadra, Berisha ka ndihmuar, ndoshta shumë më shumë sesa i gjithë reparti defensiv, në grumbullimin e 10 pikëve nga ana e Atalantës, duke pësuar vetëm dy gola dhe duke mbajtur saraçineskën të ulur për plot 234 minuta, deri në rastin e golit të Ederit, tek i cili mbrojtësi ekstrem i përfaqësueses kuqezi nuk mund të bënte asgjë.

Metamorfoza atalantine lind nga numrat e qartë dhe të pakundërshtueshëm, baza e rimëkëmbjes së skuadrës bergamaske; 11 gola të pësuar në pesë ndeshjet e para, vetëm dy të tjerë në katër sfidat e tjera. Por, nëse ky ritëm ka ndryshuar, pa dyshim që duhet ritheksuar se meritë shumë të madhe ka pasur Etrit Berisha, shqiptari i heshtur, i cili ka bërë të harrohet Sportielon, atë që përpara shpërthimit të Xhanluixhi Donarumës, shihej si pasardhësi më i denjë i Xhanluixhi Bufonit edhe në Kombëtaren e Italisë.
Panoramasport/d.i.

Next Post
Qeveria anulon HEC-et në Theth, MEI: U shkelën kontratat koncesionare

Qeveria anulon HEC-et në Theth, MEI: U shkelën kontratat koncesionare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com