• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky shtet bie era seks!”/ Deputetja e PD ‘sjell’ në Kuvend rastin e vajzës nga Librazhdi: E filmuan të zhveshur dhe shuan epshet, është krim! Policët qeshnin!

by Java News
06/06/2022 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka risolli në vëmendje nga foltorja e parlamentit rastin e vajzës 21-vjeçare nga Librazhdi e cila u kap duke tradhtuar dhe u dhunua nga vjehrrit.

Açka në fjalën e saj theksoi se vajza u la vetme përballë një policie që qeshte e tallaj me rastin e saj.

Gjithashtu ajo renditi në mënyrë konçize krimet e ndodhura brenda pak minuteve në dhomën ku u kap në flagrancë vajza e re dhe ku u dhunua nga i “gjithë fshati”.

“Prej disa ditësh kemi qenë dëshmitarë por edhe aktorë në të gjitha format që na jep liria të një ngjarjeje të hidhur të radhës ndaj një gruaja shqiptare. Po flas për ngjarjen tronditëse që ndodhi në Librazhd, në qarkun ku unë jam deputet së bashku me 13 kolegë të tjerë. Kolegët që janë marrë pa shumë bujë për ngjarjen kanë simpatinë time.  Ne sytë e mi kjo ngjarje është në kufijtë e primitivizmit.

Të vendosësh një grua në qendër të bolorisë kombëtare dhe shteti i përfaqësuar në ngjarje me ca policë po aq primitivë sa agresorët, dogëndiset me rrethanat e një vajze që së paku përgjigjet të dalë gjallë nga një ngjarje që e ka krijuar vetë. Ky është shteti? Ky është shteti që keni ndërtuar ju dhe që mendimi që është i përsosur. Po jo shteti që dua unë dhe shumë e shumë shqiptarë.

Shihni se çfarë është konsumuar në pak minuta ndaj një qytetareje të mbrojtur nga kushtetuta.

Hynë në intimitetin e saj pa leje, me çizme me baltë, me ulërime me fjalor të poshtër, është krim. E rrahën me bastun, shpëtoi vetëm se bastuni nuk është automatik. Është krim! I heqin batanijen që ta shohin të zhveshur. Është krim! Marrin me vete dhe një zogori dëshmitarësh, që shuajnë të gjitha epshet. Është krim! E filmojnë të zhveshur, e shajnë në kor, i kujtojnë bukën dhe ujin dhe faktin që e ka dhuratë prej tyre. Është krim!  E hedhin në internet, që ta turpërojnë enkas publikisht, duke harruar që mund të isha vajza apo gruaja e tyre, është krim! Thërrasin që mezi pret të vishet vajza, dhe policët tallen me situatën. Është krim! Ish-burri nga theqafja e tij kërcënon se do ta vrasë, vëllai nga larg kërcënon se do ta vrasë. Është krim!

Më falni zotërinjtë e shtetit sa krime duhen konsumuar në kaq pak kohë që ju të lëvizni makinerinë tuaj të ndryshkur. Apo mos u intimidua vallë shteti nga tradhtia e kësaj vajza. E kush? Ky shtet që bie fund e krye era seks!”, tha Açka./m.j

Next Post
E zuri pema në mes të qytetit, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit që humbi jetën (Emri)

E zuri pema në mes të qytetit, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit që humbi jetën (Emri)

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Rasti me vajzen nga Librazhdi eshte nje model social shume i rende.Megjithe tradhtine badhkeshortire ( qe shoqerisht dhe ligjerisht eshte e denueshem) publikimi i vdios ne kanalet televizive dhe rrjetet sociale eshte akoma me kriminal.Pse nuk denohen dhunuesut e vajzes dhe ata qe publikuan videot? Ligji duhet te veproj se nuk jemi ne mesjete

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In