Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, ku u shpreh se ka marrë kërcënime nga njerëzit e Lulzim Bashës.
Ai tha në emisionin “Log” se njerëzit e kryedemokratit i kanë thënë që do e vrasin, teksa gjatë debatit me ish-kandidatin e PD Agim Baçi, shtoi se deklaratat e tij nuk janë nga inati.
“Si mund të kem unë inat me PD? Luftën e klasave e njoh mirë në kurriz të familjes time. I kam parë unë këto metoda, më është rrahur lëkura 4 vite, kam dëgjuar kërcënime nga njerëzit e Bashës në telefon, do të vrasim, do të bëjmë. Ky që lufton krimin”, tha Kulluri.
/b.h