• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ky parlament më mirë të shpërndahet

by Java News
15/09/2015 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nikoll Lesi

Qëkur u morën vesh emrat e deputetëve të parlamentit më 23 qershor 2013, shumica e njerëzve në këtë vend patën një stepje, ndërsa në qarqet mediatike dhe shoqërisë civile u tha se “ky është parlamenti më i dobët, e më kriminal në historinë e Shqipërisë”. Asokohe, në shtator 2013, kur ende nuk kisha rimarrë gazetën “Koha Jonë” nga ish-bashkëortaku im Aleksandër Frangaj, botova një artikull në një të përditshme.

Ndër të tjera shkruaja se ky është parlamenti më i turpshëm që ka patur Shqipëria dhe se kryeparlamentari Meta duhet të lëshoj një urdhër që të kontrollohen mirë për armë në sallën e Kuvendit këta soji deputetësh, të cilët tashmë përfaqësojnë popullin (!), sepse ditën vijnë me kollare e natën vendosin maskat për të grabitur. Natyrisht, jo të gjithë deputetët, por një pjesë jo e vogël merret me aktivitete kriminale e jo ligjore ,siç tashmë të huajt  e populli  i njeh mirë.

Ndodh që krimi e banditët edhe të mund të kompremtojnë politikanë apo qeveritarë, por që të vijnë vetë banditët si deputetë kjo është e pa imagjinueshme në një demokraci europiane ku synojmë të arrijmë, jo vetëm si kulturë, por edhe si anëtarësi.

Tashmë ka filluar, pas ndërhyrjes së vendosur të ambasadorit amerikan Lu dhe me sa duket edhe të kancelares gjermane Merkel, që të largohen këta deputetë apo administratorë të pushtetit që vijnë nga bota e nëndheshme e krimit të organizuar. Por kjo nuk besoj të shkoj deri në fund, për shkak se siç është zakoni shqiptar i politikës, do të djegin dy ose tre veta e do të thonë se “i hoqëm”. Ndërkohë që kjo politikë kriminalizuese është në gen, si majtas edhe djathtas. Të dy frontet politike janë ushqyer nga të fortët e nga krimi. Ka një zgjidhje, nëse duan me të vërtetë dekriminalizimin: të shkrihet ky parlament dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më pas, të bëjnë lista të reja deputetësh që nuk kanë lidhje me botën e krimit si dhe testohen partitë pas kësaj situate kaosi parlamentar ku një ndër tre deputetë del me lidhje kriminale.

Next Post

Meha thumbon De Biasin: Jam një nga mesfushorët më të mirë në botë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur deputetët flasin si ChatGPT

Kur deputetët flasin si ChatGPT

May 16, 2026
SHBA “shënjestron” Raul Castro, a do të ketë të njëjtin fat si Maduro?

SHBA “shënjestron” Raul Castro, a do të ketë të njëjtin fat si Maduro?

May 16, 2026
Sejko: Inflacioni mbetet nën kontroll, Shqipëria drejt integrimit financiar me BE dhe SEPA

Sejko: Inflacioni mbetet nën kontroll, Shqipëria drejt integrimit financiar me BE dhe SEPA

May 16, 2026
“Blackout” në zemër të Tiranës! Ministria e Brendshme dhe qendra pa energji elektrike

“Blackout” në zemër të Tiranës! Ministria e Brendshme dhe qendra pa energji elektrike

May 16, 2026
Berisha pasi skualifikoi 5 kandidatë: Gara në PD është e hapur, tani është referendum për kryetarin

Berisha pasi skualifikoi 5 kandidatë: Gara në PD është e hapur, tani është referendum për kryetarin

May 16, 2026
Operacioni në Sarandë/ “Isha i zënë me vrasjen, s’pata kohë”, ja çfarë deklaroi para AMP shefi i Komisariatit

Operacioni në Sarandë/ “Isha i zënë me vrasjen, s’pata kohë”, ja çfarë deklaroi para AMP shefi i Komisariatit

May 16, 2026

Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen…

May 16, 2026
“Sa metra ka kilometri i fundit?” Qytetari ironizon Berishën, ja si përgjigjet kreu i PD-së (VIDEO)

“Sa metra ka kilometri i fundit?” Qytetari ironizon Berishën, ja si përgjigjet kreu i PD-së (VIDEO)

May 16, 2026
Artan Hoxha reagon sërish: Nuk kam kryer asnjë krim! Këtë gjë e di mirë Vladimir Mara dhe Altin Dumani

Hoxha zbulon detaje nga paraburgimi i Metës: Rri vetëm në qeli, i kontrollojnë edhe ushqimin

May 16, 2026
Lefter Koka del para gjykatës, avokati: S’ka pasur kompetenca vendimmarrëse, kontratën e ka firmosur si titullar

Lefter Koka nuk rikthehet në qeli, avokati: Është jashtë vendit për trajtim mjekësor!

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In