• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky lajm na shkatërroi, ajo ishte fantastike”/ Kryebashkiaku shkruan për Klodianën, 35-vjeçaren shqiptare që u vra me plumb në kokë

by Java News
29/09/2023 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa në Itali nuk ka tronditur jo vetëm familjarët e saj dhe komunitetin shqiptar, por edhe atë italian. Kryebashkiaku i komunës Castelfiorentino Alessio Falorni, e konsideron të papranueshëm faktin që edhe sot vijon të ushtrohet dhunë ndaj femrës e deri në marrjen e jetës së saj.

“Ajo ishte një vajzë fantastike, të cilën e njihja mirë personalisht dhe e donin të gjithë. Ky lajm na shkatërroi”, kështu shkruante sot në Facebook, kryebashkiaku i Castelfiorentino (Firence) Alessio Falorni në lidhje me vdekjen e Klodiana Vefa, 35-vjeçares shqiptare e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri në rrugë, mbrëmjen e të enjtes.

Duke ngushëlluar familjen dhe fëmijët që Klodiana la pas, kryebashkiaku njoftoi se: “Castelfiorentino do të shpallë dy ditë zie në qytet, e flamujt do të ulen në gjysmështizë. Do të anulohen demonstratat publike si dhe do t’u kërkohet shkollave të flasin me studentët për temën e dhunës ndaj grave.”

Kjo e fundit vjen për shkak të dyshimeve se vrasja e 35-vjeçares shqiptare mund të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ëshët aktualisht në kërkim.

“Do të shpallim sot në mbrëmje, me pjesëmarrjen e shoqatave, një kortezh me qirinj në të cilin ftoj qytetarët të marrin pjesë, për një qëndrim kolektiv kundër këtij fenomeni të tmerrshëm barbar, fatkeqësisht kaq i shpeshtë edhe në kohët tona, dhe për të kujtuar Klodianën me dashurinë tonë. Ne nuk dorëzohemi para tmerrit”, shkruan Falorni.

Klodiana Vefa ishte ndarë nga bashkëshorti i saj shqiptar, me të cilin kishte dy fëmijë që tani janë 17 dhe 14 vjeç./ Corriere della Sera

***

Sipas hetimeve, një burrë po e priste viktimën në rrugë dhe më pas e ka qëlluar me plumb në kokë. Nuk dihet nëse mes autorit dhe viktimës ka pasur ndonjë debat përpara krimit. Policia italiane ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e viktimës, Alfred Vefa dhe janë marrë pyetje dy fëmijët e saj, djali 17-vjeçar dhe vajza 14-vjeçe.

Njëri prej fëmijëve ka treguar se ka pasur debate të vazhdueshme mes prindërve të tyre. Megjithatë, rezulton se Klodiana Vefa s’ka bërë asnjë denoncim ndaj tij. Policia vendosi postblloqe në rrugë dhe kërkimet për gjetjen e autorit u shtrinë jo vetëm në Valdelsa, por edhe përgjatë rrugës që shkon nga Castelfiorentino në Siena dhe gjithashtu drejt Firences. Karabinierët kanë kontrolluar edhe shtëpitë e braktisura, por deri tani s’kanë arritur në gjurmët e autorit.

Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino. Ajo u vra pak metra larg shtëpisë ku jetonte me fëmijët e saj.

Karabinierët gjetën në rrugë dy gëzhoja, por arma nuk u gjet, pasi vrasësi e mori me vete në momentin që u largua me makinë./m.j

Next Post
Ambasadori i Britanisë: Jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë, i ftoj ta vizitojnë

“Rënia drastike e numrit, nga marrëveshja Rama-Sunak“, Ambasadori britanik: 90% më pak emigrantë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In