• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky ishte qëllimi i zi i Berishës…”/ Frrok Çupi: Shteti e drejtësia janë në provë, kemi bërë një lapsus me Bashën

by Java News
11/12/2021 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për analistin Frrok Çupi, Sali Berisha është “gjëja më e zëzë që i ka ndodhur popullit shqiptar” gjatë udhëtimit nëpër shekuj.

Duke komentuar Kuvendin që po mbahet në stadiumin “Air Albania”, Çupi tha në emisionin “Breaking” në Top News, se ish-kryeministri është pozicionuar qartë kundër SHBA, pasi e “krahasoi Washingtonin me Moskën”.

“Fjalimi kundër SHBA e çimentos Sali Berishën qartë kundër SHBA. E krahasoi Washingtonin me Moskën. Ai zhvlerësoi tërësisht rolin primar të SHBA.

Ky ishte qëllimi shumë i zi i Berishës, por që rendon edhe mbi pjesëmarrësit në atë takim. Populli shqiptar pati fati e keq që në udhëtimin e tij takoi Sali Berishën. Dhe ky ishte udhëtimi më i zi. Nëse nuk do kishim SHBA, do ishim duke vuajtur në mizorinë e një shqiptari. Për fat të mirë sot ai nuk ka më asnjë vlerë”, tha Çupi.

Analisti deklaroi se “është bërë një gabim”, për Lulzim Bashën, që është krahasuar me Berishën. Sipas tij, Basha ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të ligjit, pavarësisht se simpatizantët e Berishës po votojnë për shkarkimin e tij.

“Kemi bërë një lapsus. Nuk ka asnjë lidhje mes Bashës dhe Berishës. Basha njihet botërisht dhe nga ligji si kryetar i PD. Fakti që Escobar erdhi në Shqipëri dhe e eliminoi madje dhe presidentin, dhe tha se Sali Berishën kurrë Amerika nuk do ta pranojë, në të njëjtën kohë ftoi Bashën në SHBA, tregon shumë. BE uroi sot në përvjetorin e PD, Lulzim Bashën. Tubimi i Berishës ishte i pavlerë. Tubimit të Sali Berishës nuk i duhet dhënë asnjë vlerë”, tha Çupi.

Sipas Çupit, këto janë momente vendimtare edhe për shtetin dhe drejtësinë.

“Shteti dhe drejtësia janë në provë, duhet hetuar krimi dhe lidhja me atë tubim dhe financat krimanele”, tha ai./m.j

Next Post
FOTO/ Kjo është vula e re e PD sipas vendimeve të marra në Kuvendin e Berishës dhe shkaku i sherrit…!

FOTO/ Kjo është vula e re e PD sipas vendimeve të marra në Kuvendin e Berishës dhe shkaku i sherrit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com