Koreja e Jugut raportoi numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus, që nga kulmi i infektimeve katër javë më parë.
Autoritetet shëndetësore raportuan për 64 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 8,961 numrin e të infektuarve në këtë vend.
Sipas tyre, 111 pacientë kanë humbur jetën.
Zyrtarët shëndetësorë, megjithatë, paralajmërojnë kundër relaksimit, duke thënë se Koreja e Jugut vazhdon të përballet me luftë të gjatë kundër koronavirusit.
Evropa Jugore është aktualisht në qendër të pandemisë.
Italia ka raportuar për 651 viktima të reja të dielën, të cilat e çojnë në mbi 5,470 numrin e viktimave atje.
Në Spanjë, mbi 1,720 pacientë kanë vdekur; prej tyre, 394 vetëm të dielën./REL
g.koosvari