• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ky është shqiptaro-amerikani që kandidon për Asamblenë e New York

by Java News
28/09/2019 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ruben Avxhiu

Marko Kepi, një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York, dhomën e ulët të pushtetit legjislativ.

Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është caktuar për në 29 shtator, në mesditë. Të interesuarit janë të ftuar në adresën: 1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306.

Organizatorët shpresojnë për një pjesëmarrje të madhe të komunitetit.

Ndonëse, Kepi e ka mbajtur fillimisht të fshehtë lajmin e kandidimit, duke i ftuar mbështetësit e tij që të mblidhen për një komunikim me rëndësi, vendimi është zbuluar pas një takimi përgatitor aktivistësh të komunitetit, në 8 shtator.

Aty Kepi ka shpallur planet e tij për të kërkuar kandidimin në emër të Partisë Republikane. Nëse fiton në garën brenda partisë, Kepi dotë mund të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020, që është veç të tjerash edhe viti i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për organizimin e suksesshëm dhe masiv të segmentit shqiptar në Paradën e përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në New York. E etiketuar si Parada Shqiptare, pjesa kuq e zi e këtij marshimi është bërë ngjarja më masive e komunitetit shqiptar në dekadën e fundit. Një det kuqezi që përmbyt Avenune e Gjashtë, me muzikë, valle, e krenari shqiptare.

Në politikën amerikane, Kepi është dalluar si mbështetës i Presidentit Donald Trump. Ai është ftuar në një rast nga CNN bashkë me një grup votuesish që ende mbështesin presidentin për të shpjeguar për Amerikën arsyet e përkrahjes së tyre.

Në politikën lokale, ai ka punuar në vite me ish-Senatorin e Shtetit, Marty Golden, në Brooklyn.

Në komunitetin shqiptar është aktiv me Federatën Vatra dhe Ligën Qytetare të ish-kongresistit Joe DioGuardi.

Në New York përkrahësit e presidentit Trump janë një pakicë, po Staten Island ka qenë tradicionalisht, në shumë kuptime, “një ishull republikan”.

Shqiptaro-amerikani po kandidon në distriktin 64 të Asamblesë së New York-ut, që përfshin edhe një pjesë në Brooklyn. Gjatë dekadës së fundi, ky distrikt është përfaqësuar në Albany, nga greko-amerikanja Nicole Malliotakis.

Nëse fiton Marko Kepi do të bëhej shqiptaro-amerikani i dytë i zgjedhur në këtë Asamble, pas Mark Gjonajt. Ky i fundit është sot anëtar i Këshillit Bashkiak, pas dy mandateve të suksesshme në Asamble.

Distrkti i Asamblesë është pjesë e zonës së kongresistit të ri demokrat Max Rose, që fitoi duke përfituar nga një përçarje e fortë mes Republikanëve të zonës. Gara ku do të përfshihet Kepi është interesante përtej interesave lokale dhe do të koinçidojë me beteja më të mëdha zgjedhore amerikane.

Në këtë garë, Marko Kepi sjell me vete historinë klasike amerikane të djalit emigrant, në kët rast nga një familjeje nga Shqipëria “e largët”, që e fillon jetën nga asgjëja dhe ngjit shkallët e suksesit në sajë të lirisë dhe demokracinë amerikane. Qysh në moshë të re, ai ka dëshmuar një interes dhe pasion të madh për politikën. Në krye të “Paradës Shqiptare”, ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të , ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të çuar përpara kauza shqiptare të lëna mënjanë, si ajo e Çamërisë.

Shqiptaro-amerikanët janë një komunitet me prani të madhe në Staten Island, si dhe kanë një traditë që mbështesin kandidatët me origjinë shqiptare në politikë. Kepi ka arsye të besojë se mund të ecë së shpejti në gjurmët e Mark Gjonajt. Detaje më të qarta do të fillojnë të dalin duke filluar me 29 shtatorin. Suksese kandidatit më të ri shqiptar në Amerikë!/Illyriapress/

Next Post
Dyshoj që Robelli të ketë kapur moralin e fabulës

Rama të na i kishte kursyer këtë fake news me Trump-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In