Qyteti Ahaz i Iranit, i cili ka 1.1 milion banorë në regjionin e shkretëtirës së këtij shteti, ka shënuar jo vetëm temperaturat më të larta në Iran, por në të gjithë historinë e Tokës, transmeton koha.net.
Temperatura prej 54 gradë celsius është raportuar të jetë shënuar në qytetin e Ahvaz nga instituti meteorologjik internacional Francez, MateoFrance.
Këtë e ka bërë meteorologu Erienne Kapikan në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Rekord i ri nacional i nxehtësisë iraniane që është regjistruar ndonjëherë”, e kjo është temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor në të gjithë historinë e planetit Tokë, prejse kanë filluar matjet e temperaturave. (b.an)