Jerry X. Mitrovica është pjesë e Universitetit të Harvardit që nga viti 2009 si profesor i Gjeofizikës. Puna e tij fokusohet kryesisht në përgjigjen e Tokës ndaj forcave të jashtme dhe të brendshme në distancë kohore nga disa sekonda deri në miliarda vjet.
Mitrovica ka shkruar gjerësisht mbi tema që lidhen me stabilitetin rrotullues të Tokës dhe planeteve të tjera, gjeodinamikës ndërsa me theks të veçantë ka shkruar lidhur me ndryshimet klimatike dhe ndryshimin e nivelit të detit, transmeton Klan Kosova.
Jerry X Mitrovica është i afërm i Dr. Xhelal Mitrovicës, një nga gazetarët më të njohur.
Dr. Xhelal Dervish Mitrovica ishte orator e poliglot që mahniste me dijet dhe kulturën, një ndër gazetarët më të njohur në kohën e vet. (b.an)