• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky është njeriu më i besueshëm i Putinit në Gjermani

by Enver Robelli
07/02/2022 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matthias Waring dikur ka qenë oficer i shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore. Sot, 66-vjeçar, ai është shërbëtori më i devotshëm i Vladimir Putinit në Gjermani.

Nga Enver Robelli 

Matthias Warnig dhe Vladimir Putin njihen ngaherë. Se kur janë takuar për herë të parë, nuk dihet. Dhe kjo është mbase e kuptueshme: të dy kanë punuar për shërbimet sekrete të shteteve të tyre, të cilat ishin pjesë e “parajsës komuniste” (sipas vetëpërshkrimit propagandistik) ose “perandorisë së të keqes” (sipas definicionit perëndimor): Putin ka qenë agjent i KGB-së, Warnig i Stasit, shërbimit sekret të Gjermanisë lindore. Është në natyrën e punës së agjentëve që mundësisht të mos shpalosin asgjë nga biografia e tyre, sidomos nga koha kur kanë qenë aktivë në shërbimet përkatëse sekrete. E dëshmuar është se Matthias Warnig dhe Vladimir Putin më 1997 i kanë kaluar pushimet e përbashkëta dimërore në Davos të Zvicrës – bashkë me familjet e tyre.Tre vite më vonë Boris Jelcini e instaloi Vladimir Putinin si pasardhës dhe për Matthias Warnigun u hapën gati të gjitha portat e Kremlinit. Thuhet se nuk ka gjerman tjetër që ka qasje pa protokoll te Putini. Warnig është anëtar i bordeve të ndërmarrjeve më të mëdha ruse: banka VTB, ndërmarrja e naftës Rosneft, gazsjellësi Transneft, Gazprom (selia në Zvicër) dhe klubi i futbollit Schalke 04, sponsor kryesor i të cilit është Gazpromi. Matthias Warnig është – krahas ish-kancelarit Gerhard Schröder – lobisti më i madh i interesave ruse në Gjermani. Ai ka përkrahur me ngulm ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2 (selia e këtyre firmave është në Zug të Zvicrës). Sipas gazetës gjermane “Die Welt” Putin takohet çdo tri javë me mikun e tij gjerman Matthias Warnig.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” shkroi që më 2005 se Putini e ka takuar oficerin e Stasit, Matthias Waring, më 1989 në Dresden dhe e kishte angazhuar që të rekrutojë agjentë për shërbimin sekret sovjetik. Warnig demanton këtë version dhe thotë se për herë të parë e ka takuar Putinin më 1991 në Shën Petërburg, ku Putini ishte zyrtar i administratës së qytetit dhe Warnig dëshironte të hapte një filial të Dresdner Bankës në Rusi. Mes viteve 1986-1989 Warnig ka spiunuar firmat e Gjermanisë perëndimore në Düsseldorf dhe rrethinë – mes tyre edhe Dresdner Bankën. Më vonë kjo bankë do ta bëjë Warnigun shef të filialit në Rusi. Kur më 1993 Ludmilla Putina, gruaja e atëhershme e Putinit, u lëndua rëndë në një aksident komunikacioni, trajtimin e saj mjekësor në Gjermani e pagoi Dresdner Banka.

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare më 2005 në shërbim të Putinit u vu edhe ish-kancelari Gerhard Schröder. Ai sot është anëtar i disa bordeve të ndërmarrjeve ruse, mes tyre Gazprom. Kësisoj filloi ndërtimi i një rrjeti të Putinit në Gjermani. Lojaliteti i Schröderit dhe Warnigut ndaj Putinit është i padiskutueshëm. Më 2007 Putin mbajti një fjalim në Konferencën e Sigurisë në München, i cili konsiderohet si ndarje e qartë me Perëndimin. Putin akuzoi SHBA-të se synojnë “sundim monopolar të botës”, se “i kanë tejkaluar kufijtë në gati të gjitha fushat” dhe kundërshtoi zgjerimin e NATO-s dhe Bashkimit Europian në Europën Lindore. Më 2014 Putin aneksoi siujdhesën ukrainase të Krimesë dhe Schröder i doli në mbrojtje, duke thënë se edhe Perëndimi e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare (në rastin e Kosovës). Ky krahasim është johistorik, sepse Krimeja dhe Kosova janë raste krejtësisht të ndryshme. Në krizën aktuale Schröder nuk e akuzon Rusinë, por Ukrainën për “vringëllim të shpatave”.

Për shërbimet e tij që po ia bën Kremilit, Schröder tani është shpërblyer me postin e anëtarit të bordit të Gazpromit. Sipas vlerësimeve të mëhershme Schröder merr 250 mijë euro në vit për angazhimin e tij në Nord Stream AG dhe 600 mijë për postin te ndërmarrja e naftës Rosneft. Warnig hesht kryesisht, por në prapavijë ai është tejet i angazhuar për përfaqësimin e interesave ruse në Gjermani. Gazsjellësi Nord Stream 2 është ndërtuar dhe pret certifikimin nga Berlini dhe Brukseli. “Rusia ka përkrahës të fuqishëm në Gjermani. Ata minimizojnë vrasjen e disidentëve, i ndihmojnë Moskës në bizneset me gaz dhe kanë kontakte në nivelet më të larta”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” në një hulumtim mbi rrjetin e Putinit dhe Schröderit në Gjermani.

Në një koment të botuar të hënën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ishte edhe më e qartë: “Në çështjen e luftës dhe paqes Gerhard Schröderi është në shërbim të agresorit. Gjermania duhet të tërheq konsekuencat”. Çka domethënë kjo? Si ish-kancelar Schröder gëzon disa privilegje, përfshirë një zyrë dhe një shofer. Tani ka kërkesa që Schröderit t’i merren këto privilegje për shkak se “me infrastrukturë gjermane” po i shërben Putinit. Warnig nuk ka halle të tilla. Privilegjet e tij e kanë një adresë: Kremlinin.

Image
Next Post
“Djali kaloi dy javë me të”/ Shqiptari rrëfen takimin me Princin Harry dhe Meghan Markle

"Djali kaloi dy javë me të"/ Shqiptari rrëfen takimin me Princin Harry dhe Meghan Markle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Fondet për fermerët, AZHBR shtyn deri më 11 shtator afatin për skemën, u jep më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve!

August 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta pa kokë, për kë do të votojnë ‘revolucionarët’ në maj 2027?!

August 31, 2026
Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

August 31, 2026
10 futbollistët e vitit 2022/ Messi shpallet lojtari më i mirë, Ronaldo mbetet jashtë renditjes

Legjenda e gjallë e Argjentinës, 6 trofe të rëndësishëm, 207 ndeshje dhe 125 gola! “Marka” që Messi i lë kombit të futbollit!

August 31, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

August 31, 2026
“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com