• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ky është Naum Toshi, personi që vrau dy fëmijët dhe veten

by Java News
05/12/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky person në këtë foto është 41-vjeçari, Naum Toshi, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbytur me tel dy fëmijet e tij 4 dhe 6 vjeç dhe më pas vari veten.
Referuar dëshmive të para të familjarëve dhe fqinjëve të tij, mësohet se zanafilla e tragjedisë nisi pasditen e djeshme kur bashkëshortja e tij, Marsela Toshi, punonjëse në një lokal nate në qytetin e Korçës ishte konfliktuar me Naum Toshin, i cili nuk e pranonte punën që ajo bënte.

Sipas pretendimeve të familjarëve dhe fqinjëve, çifti, ashtu si edhe më herët u konfliktuan sërish ç’ka pasoi edhe largimin nga banesa të 24-vjeçares, siç kishte vepruar edhe dy muaj më parë.

Sipas fqinjëve të tyre, gruaja ishte kthyer në banesë mbrëmjen e djeshme, ku ka qëndruar deri në orën 2 pas mesnate, me pretendimin për të marrë fëmijët e saj. Por pasi nuk e ka arritur këtë gjë është larguar.

Nga ky moment fqinjët rrëfejnë se kanë dëgjuar të bërtiturat dhe ulërimat e fëmijëve, por nuk e kanë menduar se 41-vjeçari do të arrinte deri aty sa të mund të kryente një krim të tillë.

Mësohet se gruaja e re, e cila kishte fëmijën 6 vjeç nga martesa e parë, dhe fëmijën 4-vjeçar nga martesa me Naum Toshin, e kishte denoncuar këtë të fundit, për faktin se e pengonte të punonte.
Ende nuk dihen nëse 41-vjeçari e ka kryer këtë krim makabër për t’u hakmarrë ndaj gruas së tij, por do të jenë hetimet e mëtejshëm ato që do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Next Post

Tre pamje karikaturale të demokracisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com