• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky është misteri i vërtetë i gungave gjigande brenda Tokës

by Java News
23/03/2019 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 2.000 kilometra nën këmbët tona, ka masa të mëdha materiali të nxehtë nga zona e mantelit, që kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për 4 dekadat e fundit. Gungat, siç i kanë quajtur disa shkencëtarë, kanë gjatësinë e kontinenteve mbi tokë, dhe 100 herë më të të larta sesa mali Everest.

Ato ndodhen në fund të mantelit shkëmbor të Tokës, mbi bërthamën e jashtme të shkrirë, një vend aq i thellë, saqë elementët e Tokës janë të shpërbërë përtej njohjes. Shkencëtarët i zbuluan këto gunga në fund të viteve 1970. Ata sapo kishin shpikur një mënyrë të re për të vëzhguar brendësinë e Tokës:tomografinë sizmike.

Kur një tërmet shkund planetin, ai përhap valë energjie në të gjitha drejtimet. Shkencëtarët i ndjekin ato valë kur mbërrijnë në sipërfaqe, dhe e llogarisin se prej nga vijnë. Duke matur kohën e udhëtimit të valëve në shumë tërmete, të marra nga mijëra instrumente matëse anembanë globit, shkencëtarët mund të ndryshojnë hartën e pamjes së brendshme të Tokës. Procesi është i ngjashëm me atë të një mjeku që spërdorur një pajisje me ultratinguj, për të parë imazhin e fetusit në barkun e nënës.

“Tek e fundit, shumë njerëz besojnë se tektonika e pllakave, është një nga arsyet pse kemi jetë në Tokë”- thotës gjeofizikanti Harriet Lau nga Universiteti i Harvardit. Shkencëtarët besojnë se këto gunga luajnë një rol me rëndësi në shumë prej proceseve në thellësi të Tokës, duke përfshirë tektonikën e pllakave dhe vullkanizmin.

Sapo studiuesit nisën të hartojnë një panoramë të brendisë së Tokës, ata filluan të shohin gjëra që nuk i kishin imagjinuar kurrë. “Ishte shumë e qartë që në ato modele që shkonin në pjesën e poshtme të mantelit të Tokës, gati në gjysmë të rrugës deri në qendër, kishte zona të mëdha ku valët udhëtonin më ngadalë”- shprehet Ed Garnero, ekspert i Tokës dhe eksplorimit të hapësirës në Universitetin Shtetëror të Arizonës në SHBA.

Zonat me shpejtësi të ngadalshme të valës, janë të përqendruara në dy vende:Njëri shtrihet nën Oqeanin Paqësor dhe tjetri është nën kontinentin e Afrikës, dhe një pjesë të Oqeanit Atlantik. Shkencëtarët nuk kanë dyshime mbi ekzistencën e gungave, por nuk kanë asnjë ide se çfarë janë ato. Një artikull studimor i kohëve të fundit, tha se ato “mbeten enigmatike”.

Një pjesë e arsyes për këtë mister, është ajo që i mundon shkencëtarët e Tokës:Ata nuk do të jenë kurrë në gjendje të vizitojnë brendinë e Tokës. “Ne dimë më pak mbi atë që gjendet thellë nën këmbët tona, sesa mbi sipërfaqen e Diellit, apo Hënës ose Marsit”- thotë ekspertja e Kolegjit Mbretëror të Londrës, Paula Koelemeijer.

Shkencëtarët, përpiqen vazhdimisht të operojnë me metoda të reja, për të vëzhguar në mënyrë indirekte brenda Tokës. Fatmirësisht, përparimet teknologjike dhe studime me teknikat e fundit, janë duke sjellë njohuri të reja në këtë fushë. Pjesa më e madhe e misterit të gungave, varet nga përcaktimi materialit që përmbajnë.

Shumica e leximeve, sizmike nuk mund të përcaktojnë dendësinë e materialit, pasi ndryshimet në shpejtësinë e valës varen nga shumë faktorë, si p.sh përbërja e shkëmbinjve. Studiuesit spekulojnë, se këto gunga mund të ushqehen me vullkanet e nxehta , të cilat formojnë zinxhirë ishullorë si Hauai. Shkencëtarë të tjerë, pyesin veten nëse këto gunga të mëdha nëntokësore, mund të kenë ushqyer supervullkanet në të kaluarën, duke kontribuar potencialisht në ngjarjet më të mëdha të shfarosjes së specieve në Tokë.

Dy studime të kohëve të fundit, që gjetën një mënyrë për të matur dendësinë e tyre pa metoda tradicionale sizmike, sugjerojnë një pikëpamje më komplekse se më parë. Ndërsa Dielli dhe Hëna tërheqin Tokën, i gjithë planeti ynë zgjerohet dhe ngushtohet. Dy herë në ditë, korja e Tokës bymehet dhe tkurret në formë dallgësh, ashtu si baticat dha zbaticat e oqeaneve dhe detrave. Në disa vende, sipërfaqja e Tokës rritet dhe bie deri në 40 centimetra.

Shkencëtarët, mund ta studiojnë këtë lëvizje, duke përdorur matjet me GPS shumë të ndjeshëm. Një grup studiuesish të udhëhequr nga Linguo Juan në Akademia Sinika në Tajvan, analizoi matjet nga stacionet GPS në të gjithë globin për mbi 16 vjet, dhe zbuluan se valët e Tokës nuk ishin ato që prisnin ata:dukej se ato ishin më lart pikës, ku janë vendosur gungat.

Dhjetorin e kaluar, Maria Cekmistrenko nga Universiteti i Oksfordit, paraqiti disa nga imazhet më zbuluese të strukturave të deritanishme të tyre. Duke përdorur llojeve të ndryshme valësh, Cekmistrenko zbuloi anët e zhveshura dhe këndore të gungave dhe pllakat e saj mbi të, duke treguar shumë pak butësi, që sugjerohet nga harta tomografike e mëparshme.

Gjeokimistët gërryejnë Tokën për të mbledhur gurë nga vullkanet, duke kërkuar gjurmë të rezervuareve kimike unike, që mund të lidhen me gungat. Ndërsa modeluesit ndërtojnë harta që tregojnë se si ka evoluar manteli i tokës gjatë miliarda viteve, duke simuluar kësisoj mënyrën se si u krijuan gungat.

Toka është planeti i vetëm i njohur për tektonikën e pllakave, dhe studimet e fundit kanë sugjeruar që kjo tektonikë, mund të ndihmojë në ruajtjen e jetës në tokë, duke na mundësuar ne njerëzve mbi Tokë një sipërfaqe të qëndrueshme. E megjithatë, studiuesit nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton lëvizjen tektonike të pllakave, e lëre më pastaj të gungave.

Marrë me shkurtime nga eos.org – Bota.al

Next Post
“Il fatto quotidiano”/Lulzim Basha: Beteja jonë është kundër drogës dhe pastrimit të parave

“Il fatto quotidiano”/Lulzim Basha: Beteja jonë është kundër drogës dhe pastrimit të parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekzekutua në sallën e gjyqit, sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shkodra e shpalli “Dëshmor”, Shoqata e Gjyqtarëve për Kalanë: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor…

July 8, 2026
“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

“Mos e dobësoni aleancën”, Erdogan hap samitin e NATO-s: Mbështes planin e Trump për paqen

July 8, 2026
VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

VIDEO / Rama pritet nga Rutte dhe Erdogan në përshëndetjen zyrtare të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

July 8, 2026
Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

July 8, 2026
Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

Mitsotakis shmang komentet për deklaratat e Trump për Turqinë

July 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund, nuk dua të merrem më me ta. Janë të këqij dhe të çmendur

July 8, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit

July 8, 2026
Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

Tre vatra zjarri përfshijnë Porto Palermon, shmanget përhapja e flakëve

July 8, 2026
“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

July 8, 2026
Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In