• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky është mision për ty kryetar”/ Duma ka një thirrje ‘të fortë’ për Bashën: Bëje PD-në një parti të së ardhmes!

by
15/11/2021 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku deputetja Grida Duma iu është bashkuar diskutimeve.

Gjatë fjalës së saj Duma tha se Kuvendi i 18 dhjetorit, i shpallur sot nga Basha, duhet të jetë ditë reflektimi dhe mos të ketë ndjesa hipokrite.

Mes të tjerash ajo tha se kulti i individit duhet të bjerë dhe të nisë gongu i garës. Demokratja nga ana tjetër i kërkoi Bashës që të bëjë PD-në një parti të së ardhmes.

“Po propozoni sot datën 18 për Kuvend, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj tek veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet me të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur ‘çdo populli bën partia’ është bërë ‘çdo partia bën populli’. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës?! Mbaj mend që në 2013 Sali Berisha tha: ‘Kam dhënë dorëheqjen e nuk kthehem kurrë!’.

A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorike. Ajo që di mirë është që koha ka ardhur që të zhduket kulti i individit! Ky Kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtetë, jo një ndjese hipokrite me problemet tona. Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë. Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja përfaqësimet. Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara, çfarë është meritokracia. Pas 30-vjetesh diskutohet serish që zgjidhja qenka po një njeri. Kulti i individit duhet të bjërë e të nisë gongu i garës. Ky është mision për ty kryetar. Beje këtë parti një parti të të ardhmes.”, tha Duma.

Ndërkohë, Ledina Mandia, sekretare për çështjen e Pronave është shprehur pro mbajtjes së Kuvendit më datë 11 dhjetor.

Nga ana tjetër, Ervin Minarolli, sekretar organizativ tha se demokratët duhet të gjejnë një datë të përbashkët për Kuvendin që PD të bashkohet.

/b.h

Next Post
“Një parti, një Kuvend”, Basha flet pas debatit: Nuk do të lejoj që PD-në ta marrin peng!

“Një parti, një Kuvend”, Basha flet pas debatit: Nuk do të lejoj që PD-në ta marrin peng!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

November 13, 2026
Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

November 13, 2026
Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In