• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ky është kërcënim serioz!” Serbët e Bosnjës bashkohen kundër integrimit në BE

by A R
25/12/2024 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bosnje-Hercegovina ka hyrë në një spirale të rrezikshme politike. Alarmin e kanë ngritur vendet partnere. Kjo pasi Parlamenti i Republikës Srbska ka urdhëruar përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore të bllokojnë vendimmarrjen dhe ndryshimet ligjore të cilat janë të nevojshëm për integrimin e vendit në BE.

Një precedent i rrezikshëm po ndodh në Republikën Srbska të Bosnje-Hercegovinës. Ligjvënësit në parlamentin rajonal të Republikës Serbe urdhëruan përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore të bllokojnë vendimmarrjen dhe ndryshimet ligjore të nevojshme për integrimin e vendit ballkanik në Bashkimin Evropian. Parlamenti rajonal njoftoi veprimin në një seancë urgjente të thirrur për të diskutuar përgjigjen ndaj gjyqit të liderit Milorad Dodik, një separatist serb që po ndiqet penalisht në gjykatën shtetërore të Bosnjës për kundërshtimin e vendimeve të të dërguarit ndërkombëtar për paqen, Christian Schmidt. Dodik, një udhëheqës separatist serb, po gjykohet për kundërshtim të vendimeve nga Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar i cili mbikëqyr paqen në vend sipas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës etnike 3-1/2 vjeçare.

Deputetët thanë se gjyqi ishte “i montuar politikisht”, bazuar në “vendimet e paligjshme” të të dërguarit aktual Christian Schmidt dhe të gjykatës dhe prokurorisë shtetërore, të cilat ata i konsiderojnë si jokushtetuese sepse ato u krijuan nga i dërguari i paqes dhe jo nga traktati i Dejtonit. Pro-rusi Dodik është përpjekur shumë për të ndarë rajonin e tij të dominuar nga serbët nga Bosnja vitet e fundit, por e ndaloi procesin pas fillimit të luftës në Ukrainë. Sipas traktatit të Dejtonit, Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republika Serbe dhe një Federatë e dominuar nga kroatët dhe boshnjakët, të lidhur nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore. Kjo siguroi paqen, por e la Bosnjën jofunksionale si shtet.

Delegacioni i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, së bashku me ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, dënuan aktet e parlamentit serb si “një kërcënim serioz për rendin kushtetues të vendit”. “Në një kohë kur hapja zyrtare e negociatave të pranimit në BE nuk ka qenë kurrë kaq afër, një kthim në bllokadat politike do të kishte pasoja negative për të gjithë qytetarët…shumica e të cilëve mbështesin pranimin në BE,” thuhet në deklaratë.

Next Post
“Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë”, ish-punonjësja e vilës së Mehmet Shehut: Kur e mora vesh vetëvrasjen…

“Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë”, ish-punonjësja e vilës së Mehmet Shehut: Kur e mora vesh vetëvrasjen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In