• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

by E B
03/07/2026 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lumë komentesh kanë vërshuar në profilin e deputetit socialist Erion Braçe, pas komenteve të këtij të fundit se protesta ka humbur qytetarizmin me dhunën e ushtruar drejt deputetëve të vendit e sidomos ndaj Policisë së Shtetit.

Madje në profilin e tij ka dhe nga ato komente që shkojnë deri në kërcënime me jetë.

Ai e quan këtë fushatë “fashizëm online” që duhet të përballet me forcën e ligjit, sepse kërcënimet janë të drejtpërdrejta, sulmet fizike dhe dhuna po ashtu, ndaj si të tilla ato duhet të marrin fund.

“Ndërkohë që po shkruaj, një tjetër kërcënim me emër e mbiemër mbërriti këtu dhe thotë që do më vrasë shumë më shpejt nga ç’mendoj unë”, shkruan ndër të tjera Erion Braçe.

Deputeti socialist i përgjigjet tërthorazi edhe një eurodeputeteje të Parlamentit Europian, e cila publikoi në llogarinë e saj përgjigjen e Erion Braçes ndaj një aktivisteje që e kishte ofenduar në komente dhe ai i ishte përgjigjur me mesazh privat në Instagram.

“Me dhunë po krijohet ideja që sulmi fizik, i drejtpërdrejtë, pastaj me vezë, miell, gurë, pllaka, hekura etj., është demokratik dhe ndodh në Evropë; i mëshuan kësaj edhe kjo nëna eurodeputete dhe deputetë që i përkasin botës së dhunshme në vendet fqinje; jo, dhuna nuk është demokratike, dhuna është krim! Nuk tolerohet”, vijon reagimi i Erion Braçes.

“Përgjigja ime për gjithë sharësit, fyesit, kërcënuesit dhe disa që thonë “jemi gra”; këtë nënën eurodeputete; ky është fashizmi i ri që lufton çdo mendim ndryshe!

Një fytyrë me JAHT, u shfaq të martën në profilin tim, komentoi në një postim timin pas dhunës të paradites; goditjes së POLICISË;

Është ky komenti që në videon e parë-i plotë se në ankesën e tij për nënën eurodeputete, e kish fshirë një pjesë;

Lexojeni, jo vetëm legjitimon dhunën, por edhe kërcënon;

Çfarë kam thënë unë është e gjitha aty;

I kam thënë shumë qartë fytyrës me jaht që të vijë e të m’i thotë përballë, edhe me vezë siç kërkoi vetë, madje edhe në shtëpinë e tij meqë unë e kam praktikë që njerëzve që kërkojnë deputetin u shkoj atje ku jetojnë! Kaq!

Videot dhe fotot pas tij, janë me GRA, pra me profile që thonë “JEMI GRA”; janë ankuar dhe këto, e fundit një me mbiemër të madh sot paradite;

Unë besoj që nuk janë gra, nisur nga fjalori banal i burrave që përdorin publikisht, për më tepër kur jetojnë jashtë!

Nejse, tani;

Me dhunë po krijohet ideja që SULMI FIZIK, i drejtpërdrejtë, pastaj me vezë, miell, gurë, pllaka, hekura etj., ËSHTË DEMOKRATIK DHE NDODH NË EVROPË; i mëshuan kësaj edhe kjo nëna eurodeputete dhe deputetë që i përkasin botës së dhunshme në vendet fqinje;

JO, DHUNA NUK ËSHTË DEMOKRATIKE, DHUNA ËSHTË KRIM! NUK TOLEROHET!

Po me dhunë po krijohet ideja se është demokratike të mësysësh në profilin e tjetrit, të shash, të fyesh, të sulmosh, të kërcënosh nga profile me zero postime, pa fytyrë, pa emër; madje i zoti i profilit jo vetëm duhet ta pranojë këtë, por duhet të ndryshojë mendim sepse këta që shkruajnë, shumica dërrmuese nga jashtë, janë të rinj, janë e reja, SHQIPËRIA E RE;

JOOO, KY ËSHTË FASHIZMI I RI ONLINE!

Me plumb ballit thotë një grua aty!

Vo: NDËRKOHË QË PO SHKRUAJ, NJË TJETËR KËRCËNIM ME EMËR E MBIEMËR MBËRRITI KËTU DHE THOTË QË DO MË VRASË SHUMË MË SHPEJT NGA Ç’MENDOJ UNË!

Nuk do ankohem tek nëna eurodeputete, por ligji duhet të veprojë ama, edhe pse këta i mbron nëna eurodeputete!

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Utopia e pajtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com