• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ky është Besmir Karaj/ Dogji të gjallë të dashurin e mamasë për 1 milion lekë, shok me të dashurin e dytë

by
21/12/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është Besmir Karaj, i cili dogji të gjallë 61-vjeçarin Menduh Kurtdeda, i cili ishte i dashuri i Marjeta Karajt, mamasë së Besmirit.

Besmiri i dogji Menduh Kurtdedën në bashkëpunim me Gazmir Ngotën, i cili më pas rrëfeu krimin.

Besmir Karaj e kreu krimin me urdhër të mamasë së tij, e cila pretendonte se Kurtdeda i kishte 1 milionë lekë borxh.

Kurtdeda ishte në gjendje të dehur dhe vetëm qeshte. Besmiri ishte shok edhe me Faiks Stojnën, i cili ishte i dashuri i dytë i Marjetës, nënës së Besmirit. Marjeta kishte kërcënuar me djegie e Faik Stojnën.

Kujtojmë se për zbardhjen e krimit makabër të ndodhur në 2017, Menduh Kurtdeda, i cili u rrah dhe u dogj i gjallë në Dajt, ka ndihmuar dëshmia e Faiks Stojnës, ish i dashuri i Marjeta Karajt.

Atij i ishte rrëfyer gjithçka nga Marjeta dhe djali i saj, Besmiri. Ky i fundi punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mirë, aq sa për t’i rrëfyer një krim kaq makabër.

Vrasja ndodhi në maj të 2017, e ndërsa zhvarrosja e trupit të viktimës është bërë në 10 shkurt të 2021.

Kjo pasi familjarë të viktimës kanë dëshmuar për policët që i afërmi i tyre kishte protezë dhe kjo ka shërbyer si spunto për autoritetet që të bëjnë analizat e ADN-së. Mostra i është marrë 2 djemve të Menduhut, Mareglenit dhe Andreas, si edhe vëllait të viktimës Musait.

Në përfundim rezultoi se trupi i pajetë i gjetur është i Menduh Kurtdedës.

Dëshmitë e Faik Stojnës dhe Gazmir Ngotës se Menduhu i kishte një borxh Marjeta Karajt, i ka orientuar hetimet në këtë pistë e ku në fund rezultoi se kjo shumë prej 1 mln lekësh, ishte shkaku i vrasjes në mënyrë makabre të 61-vjeçarit.

/e.d

Next Post
E rëndë! Foshnja lind pajetë, infermieret e fusin në lavatriçe me çarçafët derisa trupi copëtohet

E rëndë! Foshnja lind pajetë, infermieret e fusin në lavatriçe me çarçafët derisa trupi copëtohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com