• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky Bashë, nuk e sjell kurrë në pushtet PD

by Artur Ajazi
05/11/2021 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha mbetet ndoshta njeriu i vetëm, që ka patur shansin të marrë në Partinë Demokratike, gjithë të mirat e saj dhe ish-kryetarit Berisha. Mori poste, mori mbështetje, “sfidoi” konkurrentët, u bë kryetar partie pa u “djersitur” fare. Gjithë periudha e tij, qysh nga KOP-i deri sot, karakterizohet nga një konstante e cila ka habitur edhe më të vjetrit e asaj partie. Lulzim Basha u trajtua dhe konsiderua si “njeriu Doktorit” dhe pikë.

Asgjë nuk ishte më e fortë se fjala e tij, asgjë nuk vendosej pa miratimin e tij (natyrisht me dijeni të Doktorit), asnjë nuk  fliste dhe kundërshtonte sepse flakej nga partia dhe shpallej “armik”. Lulzimi nuk po e kuptonte se duke u fshehur pas Doktorit, po merrte pas vehtes faturën e mosbesimit nga shumica e demokratëve të bazës. As mbështetësit e tij të paktë, nuk e besonin. Fushata e fundit  e zgjedhjeve në parti, ishte shansi që ai e shfrytëzoi mrekullisht.Porsa rimori postin e kryetarit, Lulzimi “parandjeu” se Doktorit i kishte ardhur fundi, dhe gjeti si shkak vendimin e DASH. Duhet thënë se kjo ishte një lëvizje e detyruar, ku garant  ishin SHBA-ja.

Lulzim Basha gjithmonë ka menduar për pushtetin, gjithmonë e ka ëndërruar atë, por nuk ka ditur asnjëherë të gjejë rrugët, apo të krijojë mundësitë. Ai ka vepruar  vazhdimisht si një Sali Berishë i vogël, dhe kopjonte atë në gjithçka. Në mbledhjet e kryesisë, Basha nisi të sillej si Doktori, nisi tu mbyllte gojën çdo zëri kundër, dhe pa mbushur java, e përjashtonte atë sikur të ishte leckë.

Ky Bashë, nuk e sjell kurrë Partinë Demokratike në pushtet, kurse për Berishën, nuk bëhet fjalë. Në rast se ishte mundësia, që Lulzimi të fitonte zgjedhjet, ndoshta duhet thënë se ishte 25 Prilli. Por ai nuk krijoi asgjë, as frymën dhe as besimin, as programin dhe as platformën e duhur për ti mbushur mëndjen militantëve të bazës. Por më kryesorja, Bashës i mungon karizma, atë që Doktori e ruan edhe sot. Së fundi, Basha po e përjashton përgjegjësinë e tij, rolin e tij, dhe praninë e tij në gjithë sfidat dhe humbjet e Partisë Demokratike, duke ja faturuar Doktorit.

Dhe kjo natyrisht mbetet një tjetër shans i keq për ëndërrën e tij “kryeministrore”. Realisht ajo parti në 8 vitet e fundit, ka patur probleme serioze lidhur me drejtimin e saj, pasi nuk dihej kush drejtonte, nuk dihej kush vendoste, gjë e cila bie ndesh me deklaratat e Bashës. Dihet se, në 8 vitet e fundit, partia e Bashës nuk ka patur përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, dhe kjo u duk qartë edhe në 25 Prill, ku PD priste me sytë nga “qielli” rrotacionin politik. Pas fitores së mandatit të tretë nga PS, Basha nisi të deklaronte  se ajo ishte “masakra zgjedhore, votat u blenë dhe u shitën”, por besueshmëria e tij, sërish  nuk u rrit.

Dikush në PD, i ka thënë se “duhet të ndahesh nga Berisha sepse mbete ogiç i tij ndaj dhe baza nuk të beson”. Dhe rasti nuk vonoi.Vendimi i DASH, ishte një ogur i mirë, për të larguar Doktorin dhe “lehtësuar” barrën e rëndë që mundonte Lulzimin prej vitesh.Askush nuk besonte,askush nuk vlerësonte, dhe askush nuk konsideronte emrin e tij si kryetar partie. Por sot situata ka ndryshuar. Beteja e Lulzimit për të ndërtuar një “opozitë fituese” nuk mund të realizohet pa mundur euforinë  e berishistëve, dhe pa fituar besimin e shumicës së bazës partisë. Për momentin, atij duhet të mposhtë Doktorin, një “peshë e rëndë” për shpatullat e Bashës.

Foltorja, po i përmbyll takimet e saj, dhe në 11 Dhjetor “PD-ja e Berishës” mbledh Kuvendin Kombëtar. Në rast se ai arrin ta mbledhë Kuvendin  dhe shkarkojë Bashën si kryetar, duhet të pranojmë se, as jeta e gjatë në politikë dhe as konfliktualiteti që e ka shoqëruar, nuk kanë ndikuar në konsumimin e tij brënda asaj partie. Dhe ky është një tjetër arsyetim, për të thënë se ky Bashë, nuk e sjell kurrë Partinë Demokratike në pushtet në gjendjen ku ajo ndodhet. Kjo vlen edhe për Sali Berishën natyrisht, por ky i fundit po “luan” aktin e fundit të karrierës tij.

Next Post
Rrjepacakët vodhën shtetin për 30 vjet, keni për të parë kur t’ua shtetëzojnë pasurinë. Shpejt do dëgjoni bëma

"Padia në Francë është gënjeshtër"/ Ngjela: Brenda 15 ditësh do dalin provat e Amerikës kundër Berishës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Tjetër kompensim për transportin publik, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë

September 8, 2026
Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com