• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kuvendit tonë nuk i duhet Kodi i Etikës

by Ben Andoni
16/10/2018 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Parlamenti i një vendi është institucioni, ku fjala e ligjvënësve duhet të ketë gati peshën e një ligji. Kjo është arsyeja pse një qenie e cila e njeh shtetin, sapo haset me një parlamentar, i drejtohet me cilësimet më të lartë të etiketës.

Gjithsesi, kjo nuk të vjen asesi nëpërmend kur hasesh me shumë prej parlamentarëve shqiptarë, pasi gjuha e tyre jo thjesht lë shumë për të dëshiruar, por edhe ajo që kumton para ekranit dhe në publik është larg cilësimit: ligjërim qytetar. Për fat të keq, shumica e ligjvënësve tanë, nuk e ka idenë se fjala në parlament ka pasoja. Dhe pasojat dihen: diskursi i parlamentit dhe madje deri fjalori rrugaçëror përdoret lirisht, duke e marrë si shembull parlamentin në shumë fasha të shoqërisë, kurse mënyra e vrazhdë dhe deri harbute sesi i pritet fjala apo ofendohet deputeti në parlament është “inspiruese” në shumë struktura të shtetit shqiptar.

Në një nga Nenet, precizohet se […] Ndalohet rreptësisht përdorimi i fjalëve fyese apo tallëse ndaj tjetrit dhe ndëshkohet me dënime të rënda. Kjo nuk ndodh dhe nuk ka gjasa të ndodhi, sepse fjalët e rënda dhe fyerjet i kumtojnë së pari tre VIP-at e politikës shqiptare, Rama, Berisha dhe Basha dhe me rrallë pastaj Balla etj. Është afërmendsh, që parashtrimi i një neni të tillë përkon me faktin që t’i japë kuvendit peshën e domosdoshme si institucion i dëgjimit të diskursit, retorikës dhe diskutimit. Kjo është e pamundur, me atë forcë absolute që kanë krerët e politikës sonë mbi të gjithë strukturat e shtetit shqiptar. Kurse Kodi i Etikës, i sapo miratuar, duhej të ishte baza ku do mbështetej mbarëvajtja e  parlamentit, që nëse nuk e respektonte, automatikisht as nuk duhet ta kishte funksionin e vet ligjvënës.

Me çfarë shihet, kjo është relativizuar dhe duhet vlerësuar përpjekja disa vjeçare e OSBE/ODHIR për ta maturuar dhe sjellë në parlament, që Kuvendi i Shqipërisë, e miratoi vetëm me votat e shumicës parlamentare në datën 5.4.2018.

Për fat të keq, Kodi fillimisht nuk u zbatua sepse mungonte një udhëzues për normat e sjelljes në parlament. Në një nga nenet e tij thuhej se ‘Byroja e Kuvendit, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, nxjerr udhëzuesin e detajuar për sjelljen në Kuvend’. Këtu ishte gracka e fundit e deputetëve tanë sepse mungonte udhëzuesi i detajuar. Edhe nëse gjithçka do të ishte në drejtimin e duhur, ky kod teknikisht kurrë nuk do të funksionojë. Kodi është një rregullore për të cilin pakkush ka nevojë në parlament.

Është e vështirë në Shqipëri me nivelin që ekziston dhe principet morale që ballafaqohen, të ketë një udhë të mirë për sjelljen e një individi politik. Për fat të keq, ajo fillon që tek zyrtarët e lartë të partive dhe kryetarëve të tyre, që tashmë janë në funksione gati sunduese, pasi vendosin për gjithçka. Që do të thotë se retorika e mbushur me banalitetet, që u dëgjua dhe orët e fundit në Bruksel, na bën të gjykojmë se parlamentarët shqiptarë kanë të drejtë të flasin e të vendosin për gjithçka, por pa Kod Etike. Ndaj kjo e fundit, duhet të gjendet një mekanizëm për ta hequr në mënyrë që parlamentarët të gjejnë vetë mënyrën sesi e shikojnë njëri-tjetrin. Me pak fjalë, Kodi Etik është i tepërt për parlamentin tonë. (Javanews)

Next Post
“Gorilla” dhe a po e ndihmon Rama, Bashën!?

“Gorilla” dhe a po e ndihmon Rama, Bashën!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In