• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuvendi voton të hënën për Gjykatën Speciale

by
01/08/2015 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi voton të hënën për Gjykatën Speciale

Ditën e hënë, Kuvendi i Kosovës do të votojë sërish për ndryshimet kushtetuese që do ta hapin rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Vendimi për këtë është marrë të premten nga partitë politike që marrin pjesë në kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për të vendosur lidhur me seancën e së hënës, i ka paraprirë mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila ka riproceduar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale për krime lufte.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pas dështimit të votimit të ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte nga Kuvendi i Kosovës, më 26 qershor, ekzekutivi i vendit ka vendosur ta procedojë sërish.

Siç ka theksuar ai, Kushtetuta e Kosovës dhe rregullorja e punës e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e kufizojnë mundësinë që qeveria të riprocedojë me të njëjtat amandamente në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Arsyeja e riprocedimit të amandamenteve ndërlidhet veçmas me përmbushjen e obligimeve, të cilat i ka marrë Kosova, për ratifikimin e letrës së presidentes së Kosovës (Atifete Jahjaga) me baroneshën (Catherine) Ashton, të aprovuar me votat e mbi dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Prandaj, ne jemi të detyruar t’i zbatojmë ligjet, të cilat i aprovon Kuvendi, ndërkaq Kosova duhet të tregoj se është përgjegjëse dhe se është e zonja për t’i përmbushur zotimet e saj para komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka shtuar se votimi i amandamenteve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës do t’i sjellë vendit përfitime afatgjata.

“Themelimi i Dhomave të Veçanta, sipas këtyre amandamenteve, është kërkesë eksplicite e partnerëve tanë strategjik, sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri Mustafa.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfaqur shpresën që deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë për ndryshimet kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Mbes me shpresë, optimizëm dhe besim të plotë që deputetët kësaj radhe do të votojnë pa ndonjë hezitim, në drejtim të asaj që ta përmbyllim edhe këtë sfidë apo bashkëpërgjegjësi të politikës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Menjëherë pas riprocedimit të ndryshimeve kushtetuese nga ana e ekzekutivit në Kuvendin e Kosovës, kryesia e kësaj të fundit, ka mbajtur mbledhje, ku ishte paraparë që të përcaktohet data e mbajtjes së seancës së Kuvendit, ku do të duhet të hidhen në votim ndryshimet kushtetuese.

Partitë politike që kanë marrë pjesë në kryesinë e Kuvendit të Kosovës, kanë sjellë vendimin që kjo seancë të mbahet ditës së hënë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se seanca do të mbahet në orën dhejtë dhe ndërkohë, deputetëve do tu shpërndahen materialet e nevojshme.

“Konstatoj se Kryesia e Kuvendit ka vendosur për propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me riprocedimin. Propozim-amandamenti në Kushtetutën e Kosovës, t’iu shpërndahet deputetëve të Kuvendit”, theksoi Veseli.

Vendimin e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, si dhe subjektet që përfaqësojnë bashkësitë pakicë në Kuvendin e Kosovës.

Kundër këtij vendimi janë shprehur partitë e opozitës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma. /REL

Next Post

Ja kush i ka të pasmet më të bukura në botë - top 10

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

April 14, 2026
Pamje dramatike nga zjarri në pallat, zjarrfikësit në luftë me flakët, evakuohen banorët

Pamje dramatike nga zjarri në pallat, zjarrfikësit në luftë me flakët, evakuohen banorët

April 14, 2026
Rëndohet situata në kompleksin pranë QSUT-së, banorët në panik nga zjarri masiv, “përplasen” me zjarrfikësit

Rëndohet situata në kompleksin pranë QSUT-së, banorët në panik nga zjarri masiv, “përplasen” me zjarrfikësit

April 14, 2026
Meta letër publike Komitetit të Helsinkit: Po persekutohem! Më është mohuar komunikimi me familjen dhe partinë, më kufizohet ajrosja

Meta letër publike Komitetit të Helsinkit: Po persekutohem! Më është mohuar komunikimi me familjen dhe partinë, më kufizohet ajrosja

April 14, 2026
Pamje tronditëse nga Tirana/ Përshkallëzohen flakët, shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së (VIDEO)

Pamje tronditëse nga Tirana/ Përshkallëzohen flakët, shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së (VIDEO)

April 14, 2026
Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë

Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë

April 14, 2026
Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar

Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar

April 14, 2026
Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

April 14, 2026
RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

April 14, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In