• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi voton sot ministrat, e gjithë opozita regjistrohet për të folur në seancë

by Java News
16/01/2019 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti mblidhet sot pasdite në 15:00 në seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri.

Ilir Meta duket se e ka marrë me qetësi dhe pritet që të mos dekretojë para seancës propozimin që Edi Rama të jetë edhe ministër i Jashtëm.

“Kushtetuta e para, Kushtetuta e para”, tha Meta për gazetarët.

Pa qetësi, mazhoranca po pret që kreu i shtetit të shprehet para seancës për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e kryeministrit Edi Rama formalisht në krye të diplomacisë.

“Besoj se deri në 17:00 Presidenti t’i ketë dhënë fund kësaj historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe në të gjitha ministritë të vijojë puna”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ndryshimet e fundit në kabinet nuk kanë lënë indiferentë opozitën, e cila, si rallëherë, ka regjistruar të gjithë emrat e deputetëve për të folur në Parlament, veprim që, sipas mazhorancës, rregullorja nuk ua lejon për shkak se sot nuk parashikohen diskutime, por vetëm votim të dekreteve të Presidentit.

Porositë e fundit, opozitarët pritet t’i marrin në mbledhjen e orës 16:00, para nisjes së seancës ku do të vendoset mbi mënyrën e reagimit nëse fjala e tyre nuk lejohet në Parlament.

a.cupaj

Next Post
Me 20 euro drejt Gjermanisë, tjetër linjë direkte ‘low cost’ nga Tirana

Me 20 euro drejt Gjermanisë, tjetër linjë direkte 'low cost' nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com