• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi voton sot ‘fatin’ e Metës/ Mund të bëhet Presidenti i parë në historinë e vendit i shkarkuar

by Java News
09/06/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot mund të jetë një ditë e rëndësishme për historinë politike të Shqipërisë. Ilir Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Kuvendi mblidhet sot për të votuar raportin e Komisionit hetimor Parlamentar, i cili ka propozuar vendimin ekstrem edhe pse Presidenti Ilir Meta nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.

Pas shkarkimit të pritshëm nga Kuvendi, vëmendja do të zhvendoset tek Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President. Nëse Kuvendi e shkarkon sot Ilir Metën, ky është precedenti i parë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Parlamentit.

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Kjo kërkesë sipas mazhorancës nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj. Madje ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ka thënë se emri i ri i Presidentit do të bëhet në bashkëpunim me Kushtetutën.

Kujtojmë se kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor. Ndërkaq Meta ndonëse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit.

Si nisën procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta? Për herë të dytë brenda dy viteve, Partia Socialiste nis procedurat për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kujtojmë se Ilir Meta kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqjen por nuk e bëri një gjë të tillë pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se do të kthehet në LSI në 2022, kur dhe i përfundon mandati i Presidentit. Nisur nga kjo, mazhoranca e njoftoi menjëherë nismën e saj për ta shkarkuar. Ishte vetë numri dy i PS-së, Taulant Balla i cili i pari konfirmoi një fakt të tillë, duke thënë se “do i bëjnë gati letrat e pensionit”. Ndërkohë që më i ashpër ishte Kryeministri Rama i cili tha se Ilir Metën e dënoi populli i Shqipërisë në mënyrën më spektakolare dhe Kuvendi  i Shqipërisë do të formalizojë këtë vendi. Kuvendi diskuton sot disa akte të rëndësishme normative për çështjen e vaksinave, dekrete të Presidentit Meta etj.

g.kosovari

Next Post
Qeveria e Kosovës miraton heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës miraton heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Fati i kërkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas!

August 2, 2026
Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

August 2, 2026
Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

August 2, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret ministrat e Brendshëm në mbledhje urgjente

August 2, 2026
Kundërshtimet për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Për ‘kalorësin’ që ecën mbi gomar

Kundërshtimet për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Për ‘kalorësin’ që ecën mbi gomar

August 2, 2026
Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

August 2, 2026
Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com