• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi voton sot amnistinë e presidentit/ Meta shfaqet i relaksuar me familjen në Sarandë

by Java News
27/07/2020 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për herë të parë në një javë të ngjeshur ku do të mbahen tre seanca. Këtë të henë, në rend dite, është futur edhe ‘ Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”.

Më thjeshtë pritet që kuvendi sot të miratoi vendimin e komisionit të ligjeve për mos shkarkimin e Metës, i cili u hetua për shtyerjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, për shkak të një dekreti që ai nxorri, me pretekstin se protestuesit do të digjnin kuvendin, si dhe për emërimet në gjykatën kushtetuese.

RENDI I DITËS: 

Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”

Leximi i raportit nga kryetari i komisionit hetimor
– Diskutime
– (Shprehen grupet parlamentare)
– Koha e votimit

Ndërkohë të dielën presidenti Ilir Meta ka postuar një foto me familjen nga pushimet që po kalon në Sarandë. Nga kalaja e Lëkurësit, Meta uroi një mbrëmje të këndshme krah bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe tre fëmijëve.

“Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga kalaja e Lëkurësit në Sarandë”, shkruan Meta në facebook.

I nxirë nga plazhi, Meta duket i buzëqeshur dhe i relaksuar një ditë para se Kuvendi të vulos përfundimisht shpëtimin e tij nga shkarkimi.

g.kosovari

Next Post
Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston autorin: Ishte i dehur dhe…

Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston autorin: Ishte i dehur dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com