• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi vijon diskutimet për “Dosjet”, Spiropali: Deklasifikimi, zgjidhja më e mirë për t’i dhënë fund shantazheve

by A R
21/09/2022 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca është dakord në parim me kërkesën e Partisë Demokratike për të hapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Qëndrimi i PS u konfirmua nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se duhet të ulen dhe të punojnë me PD për të rënë dakord. Spiropali tha se dosjet e sigurimit duhet të hapen për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara.

Ky reagim i Spiropalit erdhi në Komisionin e Ligjeve, e cila u pyet nga kreu i Grupit të PD-së, se cili është qëndrimi i saj për kërkesën e opozitës që për hapjen e dosjeve dhe dekomunistizim.

“Ne kemi paraqitur këtë amendament, pasi 32 vitesh të rënies së komunizmit, edhe të sigurimit të shtetit, shoqëria ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye për të parë se cilat kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, posaçërisht vepër e sigurimit të shtetit. Për të hequr njëherë e përgjithmonë, psikozën e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit që aplikohet edhe në politikë. Nuk ka zgjidhje më të mirë për të hequr shantazhin sesa të deklasifikohen. Kjo është një arsyet që na ka shtyrë ne. Ka ardhur ky projekt ligj i ri që synon të shfuqizojë ligjin në fuqi. Nuk shoh të keni trajtuar këtë çështje. Dua të di qëndrimin tuaj”, tha Alibeaj.

Spiropali tha se ata që i kanë shërbyer ish Sigurimit të shtetit, nuk duhet të jenë më pjesë e politikës. Por ministrja u ndal në një pikë kyçe, duke theksuar që nuk janë dakord që të hapen ato dosje të cilat identifikohen si kërcënim i sigurisë kombëtare.

“Referuar propozimit tuja, për deklasifikimin e dokumenteve që kanë lidhje me sigurimin e shtetit, me sa kuptoj nga opinioni që ka dhënë autoriteti nuk ka asgjë të keqe. Do ishte gjëja e duhur për tu bërë që të ketë deklasifikim por duke ruajtur diskrecionin e autorit, që kur identifikohen dokumentet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare të mos deklasifikohen. Kjo duhet diskutuar për të rënë dakord. Janë pak çështje që ne biem dakord por Një çështje që kërkon pastrimin e politikës por edhe jetës publike nga njerëz q që kanë ushtruar aktivitete të dëmshme dhe kriminal dhe atë kohën që kanë qenë pjesë e hiearkisë se sigurimit, të mos kenë më vend në politikë. Ne kemi disa propozimet tona në ligje të tjera, kodin zgjedhin, ligjin për autoritetin nga nevoja që ka lindur dhe nga kërkesa e autoritetit për të hequr pengesë për të hequr verifikimet e mëparshme. Do ta bëjmë si element të vullnetit tonë të fortë për tu ndarë njëherë e mirë nga e shkuara”, tha Spiropali.

Nisma për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit është depozituar në Kuvend nga 17 deputetë të Partisë Demokratike para nisjes së këtij sesioni të ri parlamentar. Edhe socialistët bënë gati draftin për ta dorëzuar në Kuvend, për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani në vitet ’90.

Kjo lëvizje vjen pasi Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që vetë Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë, e ka mohuar.

/a.r

Next Post
Kontrabanda / Sekuestrohen 2 tonë naftë në një shtëpi në Tiranë

Kontrabanda / Sekuestrohen 2 tonë naftë në një shtëpi në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In