• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi të mos aplikojë “ligjet speciale”, rekomandime të tjera të ekspertëve në komisionin “Antikorrupsion”

by A M
11/11/2024 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcimi i efiçencës së institucioneve me përgjegjësi në luftimin e korrupsionit dhe monitorimit të financave publike, si dhe transparenca në menaxhimin e tyre ishte tema e tryezës së radhës publike të mbajtur sot në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Nën moderimin e Prof.Asoc.Dr Mirela Miti pati fillimisht dy prezantime nga avokat Ened Topi dhe Prof.Asoc.Dr Olta Milova dhe më pas vijuan diskutimet mes ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, organizatave të shoqërisë civile dhe universiteteve. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe ekspertë dhe përfaqësues të huaj të atashuar pranë Komisionit nga: Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë, Ambasada franceze në Tiranë, Prezenca e OSBE-së, etj. Takimi i tretë i këtij formati ka për qëllim konsultimin dhe diskutimin publik të Dokumentit Analitik/ Analizës për dy nga shtyllat e punë së Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisja dhe Antikorrupsioni.

Në panelin e parë drejtuar nga Ened Topi, ekspertët thtonë se duke vlerësuar që legjislacioni për auditimin e brendshëm është në përputhje me standardet ndërkombëtare, ata sugjerojnë se nevojitet që kuadri rregullator lidhur me të, të adresojë boshllëqet e mbetura legjislative. Përbërja aktuale e Bordit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik mund të paraqesë konflikt interesi midis funksionit (dhe pse këshillues) që ka Bordi kundrejt dhe funksionit që ushtron struktura e kontrollit të brendshëm financiar publik, theksojnë ekspertët. Për të siguruar paanësi, ata propozojnë që të kalohet drejt krijimit të Bordit të Kontrollit dhe Auditimit të Brendshëm Financiar Publik, (duke bashkuar kontrollin dhe auditimin) si një strukturë e pavarur, me mandat të mirë përcaktuar nga parlamenti.

Më tej ekspertët propozuan edhe forcimin funksional të Komitetit të Auditimit si në kuadrin organizativ duke mënjanuar emërime te anëtareve të komitetit nga titullari i njësisë publike ashtu si dhe të kompetencave të Komitetit ndaj Njësisë së Auditimit të Brendshëm lidhur me raportimet apo dhe ‘miratimin’ për punësim apo shkarkimin te tyre.

Në panelin e dytë u bë prezantim i gjetjeve kryesore të analizës lidhur me efektivitetin dhe transparencën në menaxhimin e financave publike, nga Prof. Asoc. Dr Olta Milova, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ekspertët vlerësojnë se duhen bërë përmirësime në drejtim të gjithë komponentëve të menaxhimit të financave publike si dhe të rritet roli mbikëqyrës i Kuvendit sa i takon buxhetit të shtetit dhe financave publike. Po kështu propozohet edhe krijimi i një Këshilli Fiskal, si një organ i pavarur mbikëqyrës me mandat për të vlerësuar rreziqet fiskale, monitoruar pajtueshmërinë me rregullat fiskale vlerësimin e pavarur të politikës fiskale, rritjen e rolit të shoqërisë civile, etj. Ekspertët thonë gjithashtu se Shqipëria duhet të përmirësojë menaxhimin e investimeve publike.

Aranita Brahja, përfaqësuese e “Open Data Albania” theksoi rolin e Kuvendit në rolin e mbikëyqrjes së financave publike dhe buxhetit të shtetit, si dhe kërkoi të mos aplikohen “ligjet speciale”, me përjashtim të rasteve emergjente. Kuvendi sipas saj ka të drejtën të bëjë një analizë se sa janë kostot e këtyre ligjeve dhe të vendosë një disiplinë në kontrollin financiar. Sipas saj “ligjet speciale”, mundësojnë privatizimin e aseteve shtetërore të ndërmarrjeve publike dhe së dyti duhet të kihet parasysh që nuk mund të privatizohen prona pa pasur të qartë se cili është treguesi financiar i këtyre pronave dhe aseteve, pra pa pasur një regjistrim në Regjistin e elektronik të pronave dhe pa pasur një regjistrim të qartë se cila është vlera e vlerësuar apo e tregut e këtyre aseteve. Më tej theksoi Brahaj të vijohet me ligjin për pronarët përfitues në mënyrë që çdo subjekt që përfiton nga buxheti i shtetit duhet të jetë i regjistruar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Sotiraq Hroni, përfaqësues i IDM, vlerësoi rëndësinë e procesit dhe nënvizoi rolin e ekspretëve të jashtëm në fushën e menaxhimit të riskut të institucioneve dhe monitorimin e planeve të integritetit të institucioneve publike.

Ana Kovacevic, Drejtoreshë Ekzekutive e Zyrës së NDI në Shqipëri, duke u ndalur në rolin e nënkomisionit parlamentar për Auditimin e Sektorit Publik, theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe ndikimit që institucionet publike të adresojnë rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit çka do të ndikojë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave kërkoi forcimin e ligjit “Për shërbimin civil” që të sigurohet rritja e kapaciteteve të administratës dhe qëndrueshmërisë së stafeve dhe ekspertëve, rritje të transperencës në prokurimet publike dhe PPP, si dhe angazhimin e eksprtëve të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare.

Prof. Dr. Sotiraq Dhamo, Kryetar i Institutit të Kontabilistëve të Miratuar sugjeroi ndër të tjera ngritjen e një platforme unike ndërinstitucionale për shkëmbimin e infomacionit; gjetjen e mekanizmave për të mundësuar zbatueshmërinë apo investigimin e gjetjeve të KLSH, çka do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë ndaj institucionit dhe perceptimin publik, qartësim të akteve nënligjore dhe udhëzimeve për zbatimin e legjislacionit në fuqi, etj. Dhamo kërkoi rishikim të ligjit që gjetjet e KLSH-së të jenë të detyrueshme së paku për t’u investiguar e më pas zbatuar. Sipas tij auditimi i KLSH-së është në fakt një auditim i jashtëm sepse kryhet jashtë konfliktit të interesave me ata që japin urdhra për menaxhimin e financave publike. Me rëndësi të madhe sipas tij është edhe qëndrueshmëria e administratës publike pavarësisht se si ndryshon drejtimi politik i vendit.

Në përfundim të mbledhjes, anëtarja e komisionit të posaçëm,Etilda Gjonaj, pasi falenderoi ekspertët për punën e bërë, ftoi grupet e interesit të bëhen pjesë e diskutimit dhe debatit publik mbi gjetjet. Përmbledhjet ekzekutive të ekspertëve për draft Dokumentin Analitik të publikuara në faqen web të Komisionit të Posaçëm, masl.al.

Next Post
Dyshohet për trafik droge dhe dekonspirim të aksioneve policore, AMP arreston efektivin në Gjirokastër (Emri)

Dyshohet për trafik droge dhe dekonspirim të aksioneve policore, AMP arreston efektivin në Gjirokastër (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In