• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi seancë për vettingun në politikë, pritet rrëzimi i nismës së PD-së

by Java News
21/12/2018 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi është rimbledhur sërish në seancë plenare, e dyta për këtë javë.

Parlamenti pritet të vendosë sot për vettingun në politikë të kërkuar nga opozita, e cila u rikthye në parlament dje pas rreth 6 muajsh mungesë dhe për herë të parë në këtë sesion parlamentar.

Sipas rendit të ditës do të votohet për Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” (nenet 77/a dhe 77/b, Rregullore, votim me shumicën e jo më pak se dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit).

Në seancë do të paraqitet raporti i shumicës parlamentare dhe i pakicës parlamentare, dalë nga mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit për Legjislacionin

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar” ka të bëjë me “Amendamente kushtetuese për vettingun që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, i depozituar nga opozita që në 7 shtator në parlament.

Pak ditë më parë komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar rrëzoi amendamentet e propozuara nga opozita. Duke theksuar se qëllimi i propozimeve  është legjitim, Venecia u shpreh se ka boshllëqe në kushtetutshmëri. Megjithatë Venecia ftoi palët për dialog.

Maxhoranca pritet ta rrëzojë propozimin e Partisë Demokratike.

a.çupaj

Next Post
Këshilli i BSH, PD: Ridvan Bode është i Ramës! PS: Turp! Ka qenë ministër i Berishës!

Këshilli i BSH, PD: Ridvan Bode është i Ramës! PS: Turp! Ka qenë ministër i Berishës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com